Oferta e ditës

Set 3 në 1 Tic Toc i kompletuar me cantë ...

Praktike dhe kompakte, e vecantia e skeletit prej alumini me me një gjerësi vetëm 51 cm, e bëjnë këtë set të pranueshëm edhe për hapësirat më të ngushta si ashensorët e vegjël apo ngushtica të caktuara. TicToc është krijuar për minimalistët, me një vëmendje maksimale ndaj detajeve, pëlhurave me mbrojtje UPF 50+, zinxhirëve rezistent ndaj ujit dhe rrotave të mirëplanifikuara me kushineta dhe amortizues të brendshëm të cilët ofrojnë rehati për fëmijët dhe prindërit! Koshi portbebe (9 kg) • E përshtatshme që nga lindja; • Praktike dhe super-kompkate; • Zinxhirët janë rezistent ndaj ujit; • Pëlhurë UPF50+ * • Kapuç i tendës i zgjatshëm, i aftë të përshtatet; • Dritare panoramike për ajrosje më të mirë në muajt e verës; • Dorezë ergonomike; • Mbulesë cilësorë, tepër e vecantë; • Veshje e brendshme mund të hiqen, pastrohen lehtësisht; • Dyshek i lëvizshëm. Ndenjësja e shëtitjeve (pushchair) • Për fëmijë që nga lindja deri në 22 kg dhe mund të pozicionohet përballë prindërve apo rrugës. • Mbyllja e skletit është super-kompakte, kryhet me një dorë dhe skeleti mund të qëndrojë në këmbë; • Rrip sigurimi praktik, i sigurt i pajiusur me sistemin e mbylljes Easyclose; • Transportohet lehtësisht me njërën dorë; • Kornizë e lehtë alumini me detaje estetike; • Kornizë që zë shumë pak hapësirë ​​(vetëm 51 cm e gjerë) • UPF50+ * pëlhurë mbrojtëse nga dielli dhe zinxhirë H2O rezistente ndaj ujit • Ndenjëset palosen në skelet nga të dyja anët; • Dorezë ergonomike e aftë të përshtatet në lartësi; • Tendë e zgjatshme dhe e aftë të përshtatet sipas kërkesave dhe në lartësi; • Ofron mbrojtje nga dielli UPF50+ * • Detaje në pëlhurë me efekt lëkure • Mbështetëse kurrizi e rregullueshme me shumë pozicione me sistem ventilimi Air Flow; • Mbështetësja e këmbëve përshtatet në disa pozicione. • Rrotat e pasme me sistem frenimi shumë praktik; • Shportë e madhe ruajtëse që mund të mbyllet me mbyllje magnetike dhe detaje reflektuese • Mushamaja e shiut e përfshirë; • Mbulesa e këmbës e përfshirë në set; Sexholino (sedilje makine) • Miratuar sipas Rregullores Evropiane ECE R129/03 i-Size • Për fëmijë nga 40 deri në 87 cm në lartësi (pesha maksimale 13 kg) • Testi i goditjes anësore të mbrojtjes së trupit të sigurt; • Fiksohet lehtësisht në kornizë me rripat e sigurimit; • Mbështetësja e kokës dhe rripat e sigurisë me 3 pika të aftë të përshtaten.; • Reduktues (mbushje) ergonomik për muajt e parë; • Tende e aftë të përshtatet sipas dëshirës; • Dorezë ergonomike, komode për transport. Canta Pretty e përfshirë në set. Përmban një shtresë ndërrimi për bebin; Rrip për ta përdorur si në imazhin e mësipërm. Xhepa termikë; Përdoret edhe si cantë shpine. Skeleti: I hapur: L 86/103 | Gj 71,5/91 | Gj 51 I palosur cm: L 68,5 | Gja 19.5 | Gj 51 Pesha neto: 5,8 kg Portbebe E hapur : L 65 | Gj 83 | Gj 41.5 E palosur: L 18 | Gj 83 | Gj 41,5 Pesha neto: 4,2 kg Karroca me ndenjësen e shëtitjeve: E hapur cm: L 103/107/111 |Gj 71,5/91 | Gj 51 E palosur cm: L 68,5 | Gj 26 | Gj 51 Pesha neto: 9,8 kg Sexholino: L 58 | Gj 66 |Gj 45 Pesha neto: 4.5 kg Pehsa e paketimit 24 kg. Manuali

69,900Lekë
79,900Lekë
Oferta e ditës

Pompë Gjiri Elektrike Philips Avent

Hyni në një epokë të re të gjidhënies me një ekuilibër të përsosur të thithjes dhe stimulimit të thithave të frymëzuar nga mënyra natyrale që pinë foshnjat. Pompa elektrike e gjirit Philips Avent e krijon rrjedhjen e qumështit në mënyrë optimale dhe përshtatet butësisht me madhësinë dhe formën e thithës suaj Teknologji e mbështetur në normat natyrale, për një rrjedhje të shpejtë të qumështit Shtrydhni më shumë qumësht gjatë një kohe më të shkurtër, me një pompë që stimulon gjirin ashtu si e stimulon foshnja kur pi. Pompë silikoni e butë dhe e përshtatshme në madhësi Një madhësi i përshtatet të gjithave. Për shkak se pjesa thithëse e silikonit përkulet butësisht për t’iu përshtatur thithës suaj. Përshtatet me 99.98% të madhësive të thithave. Shtrydhni pa u përkulur përpara Ndjehuni të qeta ndërsa shtrydhni falë një dizajni që ju lejon të uleni drejt dhe jo të keni nevojë të përkuleni përpara.Përvoja e personalizuar Përshtatni çdo pjesë me nevojat tuaja me një gamë të gjerë mundësish stimulimi dhe shprehjeje. Pompa jonë e gjirit ofron 8 stimulime dhe 16 nivele të shtrydhjes për një përvojë të personalizuar.Motori i qetë për një përvojë diskrete kudo Shtrydhni sa herë dhe kudo që dëshironi falë motorit tonë të qetë me një dizajn të hollë.Funksioni i kujtesës: pompa e gjirit kujton automatikisht opsionet që keni zgjedhur herën e fundit, kështu që gjithçka që duhet të bëni është të uleni dhe të shtypni start. Funksioni pause/play: nëse keni nevojë të përshtateni ose të bëni një pushim, butoni i play/pause është gjithmonë gati. Matja e kohës: ndiqni sa gjatë shtrydhni në secilin gji dhe kohën totale të pompimit me ekranin dixhital të kohëmatësit. Sa më shumë rehati, aq më shumë qumësht. Në çdo kohë, kudo. Fare e thjeshtë për ta vënë në përdorim dhe pastuar. Zgjidhni ambientin që është efektiv dhe i rehatshëm për ju. Përfshihen: Peceta gjiri për një përdorim: 2 copë Shishe 4oz me 0m+ thitha: 1 copë Përshtatës mikro-USB: 1 copë Specifikimet Kodi 633001 Marka Avent

19,900Lekë
25,700Lekë

Next To Me (Krevate për bebe)

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Produktet më të reja

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Setet 3 në 1

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Më të shiturat së fundmi

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Relax Për Bebin

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Aptamil në ofertë

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Ngrohës, mikser dhe sterilizues

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Govata për Larjen e bebit

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Krevate portativë

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Pompa Gjiri

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Larës, Detergjent, Zbutës

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Aksesorë për karrocën

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Aksesorë për karrocën

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Sexholino në ofertë

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Bicikleta apo Tricikla

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Krevate druri për fëmijë

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Skeletet e preferuar

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Canta për sendet e bebit

Shiko të gjithaShiko të gjitha

Karroca Teke

Shiko të gjithaShiko të gjitha
Oferta e ditës

Sexholino për Fëmijë - Aviator Isofix Lo ...

Aviator nga Lorelli është një sexholino me sistem ISOFIX që përdoret për fëmijë nga lindja deri në moshën 12 vjecare, pra kjo ndenjëse për në makinë i plotëson standardet për Grupet 0+/1/2/3, deri 36 kg. Montim i lehtë nga Isofix + Top lidhës; Mbështetësja e kurrizit është e rregullueshme në 4 pozicione; Jastëk shtesë i butë për foshnjat e porsalindura; Rripa sigurie me një material të posaçëm jo rrëshqitës; Rripa sigurie me 5 pika; Pozicioni "me kurriz"; Rregullimi i rripave të sigurisë në 11 pozicione; Rrotullimi 360 gradë; Mbështetësja e kokës është e rregullueshme në 11 pozicione; Sistem i mbrojtjes anësore; Jastëk i butë për kokën; Jastëk i butë për trupin; Përdoret nga 0-36 kg / deri në 12 vjec; Dimensionet: 41 x 57 x 63 cm; Pesha: 9.70 kg Siguria: Ky produkt është prodhuar në përputhje me Standartet e Sigurise Europiane ECE R44/04. Për më tepër shikoni videon: Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja dhe instalimi i saj. Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme. Si të kujdesemi për fëmijët? Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj; Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt. Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme. Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj. Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh. Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast. Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje. Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur. Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh. Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy. Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit. Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit. Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë. 10071301903 Specifikimet Kodi 421503 Marka Lorelli Mosha deri në 12 vjeç Pesha deri në 36 kg Prodhuar në Itali Ngjyra E zezë

16,900Lekë
Oferta e ditës

Abena Maternity Pads - Peceta intime për ...

Janë të përbëra nga pambuk super i butë i cili mundëson një ajrosje të mirë të lëkurës. Minimizon aromat e pakëndshme duke bërë përthithje të shpejtë dhe maksimale të hemorragjisë gjatë dhe pas lindjes. Abena Intimate care është larës intim për nënat gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes. Përdoret si rutinë pastrimi në përditshmëri. Qetëson lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar. Balancon nivelin e mikroorganizmave në zonën intime. Me pH të rregulluar 3.5. Me përbërës natyral, pa ngjyrues, pa parfum, pa paraben. Produkte të testuara dermatologjikisht. Çertifikuar nga Nordic swan ecolabel dhe Asthma-allergy Denmark. Made in Denmark Specifikimet Kodi 582505 Marka Abena Prodhuar në Danimarkë

650Lekë
700Lekë