Seti i karrocave Trio Foppapedretti UP3

Një set që ofron prakticitet, rehati dhe siguri. Dizajn modern, elegant.

Marka: Foppapedretti
45,000Lekë50,000Lekë
Ulje10%
1

Përshkrimi

Seti 3 në 1 Up3 nga Foppapedretti ka një sistem udhëtimi praktik, të lehtë dhe modern.


Skeleti prej alumini është shumë kompakt, mund të mblidhet shpejt dhe lehtësisht me një lëvizje.

Hapja e skeletit të mbyllur është thjesht 1 buton.

Ka dorezë transporti ergonomike, e aftë të lëzivë, përshtatet sipas nevojave, lartësive që dëshironi.

Portbebe:

E përshtatshme për përdorim në muajt e parë, në përputhje me rregulloren e sigurisë ECE R44 / 04 në grupin 0 (nga lindja deri në 10 kg) falë kompletit opsional të sigurisë.

Ka veçori dhe mbulesë të rregullueshme dhe të lëvizshme me dritare që ndihmon qarkullimin e ajrit. Karroca është në përputhje me standardin EN 1466.

Baza e ventiluar, mbështetësja e rregullueshme dhe dorezë shumë komode. Mbulesa e karrocsave mund të përdoret edhe si mbulesë e këmbëve për karrocën e shëtitjeve pas muajit të 6 të jetës.

Kjo portbebe ofron mundësinë e përshtatjes së mbështetëses, duke e pozicionuar edhe në nivelin e lartë, pozicion ideal anti-reflux.


Ndenjësja e shëtitjeve: Me mundësi përshtatje nga të dyja anët (përballë prindërve ose rrugës).


Me skeletin prej alumini, lehtësisht i palosshëm, me rrota të përparme kthyese dhe bllokuese, këto karroca për bebe janë shumë cilësore. Mbështetësja është e rregullueshme në disa pozicione. Përfshihen këllëfi i këmbëve dhe mbulesa e shiut.

"Dritare" për të vëzhguar të voglin gjatë shëtitjeve.

Mbështetëse krahu e aftë të hiqet sipas kërkesës.

Rrip sigurie me ngjyra reflektuese.


Mbështetëse këmbësh e rregullueshme.

Rrotat përpara të afta të rrotullohen por ndërkohë sipas dëshirës edhe mund të bllokohet rrotullimi i tyre në castet që ju dëshironi.


Sexholino: Grupi 0+ (nga lindja deri në 13 kg) i pajisur me kapuç dhe mbushje shumë të butë. Baza lëkundëse mundëson përdorimin e saj si djep.


Përputhet me rregulloren evropiane ECE R44 / 04.

Mund të vendoset në makinë me bazën e makinës Isofix X-BASE (shitet veçmas).

Çanta: Përfshihet në sistem dhe përmban xhepa të brendshëm ruajtës si edhe një shtresë ndërrimi për bebin.

Gjithashtu në paketim do të gjeni edhe mushamanë kundër shiut.

Skeleti:

Përmasat e hapura në cm: L 110 | Gj 90 | Gj 61

Përmasat e mbyllura në cm: L 40 | Gj 82.5 | Gj 61

Pesha : 8 kg

Karroca e shëtitjeve:

Përmasat e hapura në cm: L 120 | Gj 96 | Gj 61

Përmasat e mbyllura në cm: L 53 | Gj 90 | Gj 61

Pesha neto: 12 kg

Portbebe:

Pesha: 4 kg.

Sexholino:

Pesha: 3 kg.

Specifikimet

Kodi 950087
Marka Foppapedretti
Mosha deri në 4 vjeç
Pesha deri në 13 kg
Ngjyra & Pattern te karrocave UP3 Bezhe & Blu Jeans

Produkte të ngjashme

whatsapp