Rreth nesh

NE E DIMË CFARË ËSHTË MË E RËNDESISHME PËR JU!

Ne jemi pernenat.shop, një organizatë 6 vjecare, tashmë e fokusuar në këtë projekt të ri për t’u përkujdesur dhe dhënë prioritet kërkesave tuaja, anembanë Shqipërisë, me qellimin parësor për të rritur fëmijë të shendetshëm.

TË PARËT NË SHQIPËRI, NGA NËNAT PERNENAT!

Që nga 2016 ne jemi perpjekur që nëpërmjet ambienteve tona virtuale të informojmë, zbavitim dhe ndihmojmë vajzat, gratë, shtatzënat dhe nënat të shprehen lirisht si edhe të ofrojmë zgjidhje për kërkesat e tyre, dhe prej 3 vitesh udhëheqim si portali më i ndjekur nga gratë dhe nënat shqiptare.

Ne do të fokusojme energjitë, njohuritë, perpjekjet tona për të ofruar produktet më cilësore për nënat dhe të vegjlit e tyre, nëpërmjet platformës tonë online, thjesht, shpejt dhe në mënyrën më të përgjegjshme.

LEDIA TAHIRAJ, krijuesja e pernenat.al

PËRKUJDESEMI PËR TË SJELLË COPËZA LUMTURIE

InvoCrown