Pyetjet më të Shpeshta

Blerjet online

1. Si të bëjmë një porosi ?

Proçesi i kryerjes së një porosie është shumë i thjeshtë.

Pasi jeni duke naviguar në faqen “Kryesore”apo në faqe të tjera ku gjeni të listuar produkte të ndryshme, dhe jeni të interesuar për të bërë një porosi, ju nevojiten thjesht disa hapa për ta përfunduar atë. Klikimi mbi cdo produkt ju jep mundësinë të lexoni informacionet rreth tij, por ndërkohë nëse e keni vendosur, mund ta “Shtoni në Shportën” tuaj të blerjes me anë të butonit “Shto në Shportë”. Në të njëjtën mënyrë mund të shtoni të gjitha produktet që dëshironi. Ndërkohë do të shikoni që do të shtohet numri i artikujve të ndryshëm që do të shfaqet në krye të faqes.

Nëse jeni gati për të bërë porosinë apo parë të gjithë artikujt në shportë, thjesht klikoni tek ikona e karrocës së blerjes në krye të faqes.

Më pas butoni “Përfundo Blerjen” ju mundëson të hidheni në hapin e fundit të realizimit të porosisë.

Në të kundërt, butoni “Mbylle” ju mundëson të dilni për momentin nga “Shporta” juaj.

Nëse zgjodhët “Përfundo Blerjen” tashmë ju duhet të zgjidhni nëse blerjen do ta kryeni si “Përdorues i regjistruar” nëpërmjet butonit “Kam Llogari” ose si vizitor i thjeshtë “Vazhdo si Klient i Ri”.

Tashmë jeni në hapin e fundit, ku ju nevojitet të kontrolloni artikujt, aplikoni ndonjë kupon (nëse keni ndonjë të tillë), vendosni ose përzgjidhni adresën ku porosia do të mbërrijë, të dhënat e blerësit dhe të dakordësoheni me termat apo kushtet e pernenat.shop

Pas kësaj, për gjithcka tjetër ju do të lajmëroheni me email ose mund të na kontaktoni në klient@pernenat.shop ose të na telefononi në 0698314676.

2. Cila është shuma minimale për të bërë një porosi ?

Shuma minimale për të bërë një porosi është 1.000 lekë të reja.

3. Si mund të përdorën kuponat ?

Kuponat mund të përdoren në hapin e fundit të kryerjes së porosisë (Checkout).

Pasi të keni shikoni butonin ngjyrë lejla me emërtim "Klikoni këtu nëse keni kupon", klikoni mbi të dhe më pas vendosni kodin në kutizën e re të sapokrijuar dhe shtypni butonin "Apliko".

Automatikisht, kuponi do të aplikohet.

4. Në cilat ditë mund të kryhet dorëzimi porosisë ?

Dorëzimi i porosive do të kryhet nga dita e hena deri të shtunën, brenda 24-48 orëve nga casti i "Realizimit dhe Verifikimit" të porosisë- nesë ka paqartësi në detajet e dhëna të blerësit.

5. Kur porosia ime do të mbërrijë ? Dita dhe ora ?

Për cdo veprim mbi porosinë tuaj ne do t'ju lajmërojmë me një email (sigorohuni të vendosni emailin që përdorni). Më pas në castin që korrieri do të niset drejt adresës tuaj, ai do t'ju telefonojë për detaje të nevojshme. Për gjithcka tjetër mund të kontaktoni në 0698314676.

6. Dëshiroj të bëj një porosi, por s'di se si ta bëj apo përfundoj atë.

Jemi përpjekuar t'ju shpjegojmë këtë gjë në pyetjen Nr.1 "Si të bëjmë një porosi?" por sidoqoftë mos hezitoni të telefononi në 0698314676 dhe ne mund t'ju udhëzojmë lehtësisht për këtë pjesë.

7. A mund ta annuloj nëse e kam porositur një porosi gabimisht ?

Po ju mundeni, nëse kërkesa juaj bëhet brenda 45 minutave pas kryerjes së porosisë.