Kanë mbetur 5

Tapet Edukativ prej pëlhure Volpi nga MoMi

Ky tapet shumëfunksional prej pëlhure shërben për të nxitur bebin për aktivitete të ndryshme. Shërben edhe si batanije.

5,500Lekë
1

Përshkrimi

Ky tapet shumëfunksional prej pëlhure shërben për të nxitur bebin gjatë aktiviteteve të ndryshme. Shërben edhe si batanije.

Produkti përdoret në mënyrë të përkryer për aktivitete të tilla si lojrat në shtëpi ose në kopsht; falë dorezave të tij rrgonomike dhe aftësisë palosëse, mund të merret lehtësisht edhe në piknik ose në plazh. Shumëllojshmëria e tij e këndshme e teksturave, e plotësuar me larmishmërinë e personazheve, do ta mahnisë të voglin tuaj.

Tekstura dhe materiale të ndryshme

MoMi VOLPI ka një formë mozaiku dhe është i përbërë nga elementë me personazhe të ndryshme. Fragmentet e tij janë bërë prej pellushi, elementeve zhurmëbërëse dhe vizuale. Shumëllojshmëria e teksturave e mban fëmijën tuaj të përqendruar dhe do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e tij shqisor.

Elemente ndijore

Tapeti i lojërave MoMi VOLPI është plot surpriza! Elementet ndijore, të tilla si një pasqyrë e fshehur në një tullumbace që hapet, hunda e një arushi pelushi që ”zhurmon”, veshi i një qeni që fëshfërin, një kunj dhëmbësh ose pellushat e butë në prekje, do ta inkurajojnë fëmijën tuaj të eksplorojë botën dhe të bëjë aktivitete të ndryshme.

Një zonë e madhe lojërash

Madhësia e tapetit të lojërave MoMi VOLPI 120x160 cm është padyshim një avantazh i madh i tij. Falë sipërfaqes së madhe, është i përshtatshëm jo vetëm për fëmijën tuaj të vogël, por edhe për fëmijët më të rritur, të shoqëruar nga një prind.

Shumëfunksional dhe shumë praktik

MoMi VOLPI ka shumë përdorime. Përveç qëllimeve edukative me lodrat e tij shqisore, tapeti edukativ i lojërave mund të shërbejë si qilim turistik për piknik ose në plazh, por edhe si mbulesë shtrati. Materiali MoMi VOLPI është i trashë, i ngrohtë dhe i butë, gjë që e bën atë perfekt për të luajtur në dysheme.

Dizajn origjinal

Tapeti i lojës MoMi VOLPI ka një dizajn origjinal, të krijuar në Poloni. Dizajni është universal dhe do t'u pëlqejë si vajzave ashtu edhe djemve. Ngjyrat pastel dhe të lehta kanë veti qetësuese dhe i lejojnë fëmijët të përqendrohen në elementë individualë, të zbulojnë kafshët në lojërat e tyre. 

Produkte të ngjashme

whatsapp