Kanë mbetur 2

Sexholino X2 nga Aziamor

Sexholino komode për fëmijë 9-36 kg.

Marka: Aziamor
8,500Lekë
1

Përshkrimi

Kjo sexholino italiane për fëmijë nga mosha 9 muajsh (përafërsisht me peshë 9 kg) deri në moshën 12 vjec (përafërsisht 36 kg) montohet nëpërmjet rripave të sigurimit të makinës, pa sistemin ISOFIX.

Mbrojtëse anësore nga goditjet për kokën;

  • Jastëk i butë;
  • Udhëzues për rripat e sigurisë;
  • Rripa sigurie me 5 pika;

  • Në pozicionin përballë përdoret gjithmonë duke përdorur lidhëset e pasme dhe rripin e sigurisë me 3 pika, të vendosur në makinë;
  • Mbulesa mund të hiqet dhe lahet në 30 gradë.
  • Mbrojtëse të mbushura për shpatulla
  • Mbajtëse për gotën apo biberonin;

  • Mbështetëse për krahët;

  • Dimensionet: 47 x 48 x 68/79 cm;
  • Pesha: 11 kg

Siguria:

  • Rregullorja Europiane e Referencës: ECE R/44 04;
  • Materiale krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa ftalat (2005/84/CE).

Për më tepër shikoni videon:

Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja e sexholinos dhe instalimi i saj.

Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.

Si të kujdesemi për fëmijët?

  • Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
  • Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
  • Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
  • Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
  • Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
  • Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
  • Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
  • Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
  • Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
  • Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
  • Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
  • Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
  • Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.

Specifikimet

Kodi 106330
Marka Aziamor
Mosha 9 muaj - 12 vjeç
Pesha 9 kg - 36 kg
Nëngrupet e sexholinove Grupi 1, 2 dhe 3
Prodhuar në Itali
Ngjyra Blu

Produkte të ngjashme

whatsapp