Sexholino për Femijë Tour i-Size CAM
Ndenjëse për makinë inovatore, shumëfunksionale dhe jashtëzakonisht e rahatshme dhe e sigurt për femijet, nga lindja derisa të peshojnë 36 kg.
Përshkrimi
Modeli Tour i-Size CAM ofrohet për të gjithë prindërit për të ofruar sa më shumë rehati, prakticitet, përkujdesje dhe siguri.
Kjo sexholino mund të përdoret nga lindja deri në moshën 12 vjec apo derisa fëmija të peshoje 36 kg apo për gjatësi 40 cm deri 150 cm.
Tour i-Size plotëson të gjitha Standardet Evropiane të Sigurisë për grupet e ndenjëseve në makinë 0+, 1, 2 dhe 3.
Mbrojtje anësore të kokës.
Jastëk i butë, anatomik si edhe mbrojtëse të mbushura, të buta për shpatullat dhe në pjesën e rripave.
Ndenjësja është e aftë të rrotullohet, për ta bërë më të lehtë vendosjen e foshnjës në të.
Rripa me 5 pika sigurie.
Sistem i përshtatshëm për rregullimin e gjatësisë së rripave.
Udhëzues që informon për përdorimin e duhur e rripave apo vendosjen e sexholinos.
Mbështetësja e kokës e aftë të përshtatet në 13 lartësi.
Ofron 4 pozicione të mbështetëses së kurrizit; nga pozicioni shtrirë për periudhën e parë të jetës e deri tek qëndrimi ulur;
Sistemi universal i sigurimit Isofix (grupet 0/1) dhe rregullimi i lehtë (grupet 2/3).
Për gjatësinë 40-105 cm: Sugjerohet vendosja me pamje nga sedilja e makinës, duke u lidhur me "ganxhat" ISOFIX dhe rripin i cili është i mbledhur në formë topi.
Nga gjatësia 76-105 c mund të qëndrojë edhe me drejtim normal, në drejtim të lëvizjes, duke u kapur me "ganxhat" e sistemit ISOFIX dhe sigurisht rripin me 5 pika.
Për gjatësitë 100-150 cm do të përdoret rripi i sigurisë me 3 pika, me ose pa sistemin ISOFIX (hiqni jastëkët e tepërt).
Mbulesa prej pëlhure që ajroset lehtësisht dhe hiqet, lahet në 30°C.
Përmasat:
Gj 45 - Gj 57 - L 55.5/83 cm.
Pesha 12.4 kg.
Siguria:
Rregullorja e Referencës Evropiane: ECE R/129
Test Rezistence;
Test Informues;
Testi i ndikimit anësor;
Testi i përplasjes nga ana e pasme;
Testi Standart i Përplasjes: simulimi i një përplasje ballë për ballë me një mur në 50 km/orë;
Materiale krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa ftalat (2005/84/CE).
E pajisur me sistemin universal ISOFIX, sistemin më inovativ të ankorimit i cili mundëson që një sexholino të vendoset në makinë në mënyrë që të jetë absolutisht e sigurt dhe të formojë një pjesë integrale të trupit të makinës. Përbëhet nga 2 "ganxha' standardë në pjesën e pasme të sexholinos dhe një pikë e tretë ankorimi e vendosur në pjesën e pasme të pjesës së sipërme të sexholinos së fëmijës. Garanton siguri maksimale në rast aksidenti dhe nivel maksimal të komoditetit.
Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja e sexholinos dhe instalimi i saj.
Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.
Si të kujdesemi për fëmijët?
Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.
Specifikimet
Kodi | 101620 |
---|---|
Marka | CAM |
Mosha | deri në 12 vjeç |
Pesha | 3 kg - 36 kg |
Nëngrupet e sexholinove | Grupi 0,1, 2 dhe 3 |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | E zezë |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
