Sexholino për Fëmijë Isokompass Foppapedretti
Ndjenjësja për bebet në makinë Isokompass nga Foppapedretti, është e aprovuar për grupet 0+ dhe 1, nga lindja deri në 18 kg, për fëmijët nga 0 deri në moshën 4 vjeçare.
Përshkrimi
Foppapedretti ka bërë një punë të shkëlqyer në dizajn, duke siguruar rehati si për pasagjerin e vogël ashtu edhe për prindërit.
Mund të përdoret vetëm në automjete të pajisura me sistemin Isofix (Sistem Standard Ndërkombëtar për Sexholinot) dhe ka një mbështetëse e cila është e aftë të përshtatet për kushte dhe fëmijë të ndryshëm, një zvogëlues hapësirepër muajt e parë dhe mbushje të brendshme ergonomike.
Eshtë shumë praktike: mund të rrotullohet drejt derës së makinës për të lejuar prindërit ta vendosin pa vështirësi fëmijën në sediljen e makinës dhe pa pasur nevojë ta heqin atë nga baza.
Rripat e sigurimit (me 5 pika) me mbështetëse në shpatulla kanë një mekanizëm të thjeshtë rregullimi sipas gjatësisë së fëmijës suaj.
Përputhet me rregulloren ECE R44 / 04.
Përmasat në cm: Lartësi 58/65 | Thellësi 75 | Gjerësi 46
Pesha neto: 14 kg
Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësihme, ashtu si zgjedhja dhe instalimi i saj.
Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.
Si të kujdesemi për fëmijët?
- Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
- Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
- Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
- Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
- Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
- Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
- Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
- Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
- Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
- Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
- Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
- Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
- Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bagi pa e çaktivizuar atë më parë.
Specifikimet
Kodi | 188108 |
---|---|
Marka | Foppapedretti |
Mosha | deri në 4 vjeç |
Pesha | 2 kg - 18 kg |
Ngjyra | E zezë |