Në mungesë
Sexholino për Fëmijë 9-36kg AXO nga MoMi
Sedilje apo kolltuk makine për fëmijë 9-36 kg, komode dhe praktike për udhëtim me makinë.
7,500Lekë10,200Lekë
Ulje26%
0
Përshkrimi
Kjo sexholino e markës polake MoMi mund të përdoret nga fëmijë 9 kg deri 36 kg.
Lidhet nëpërmjet rripave të sigurit të makinës.
Disa tipare:
Mbrojtëse anësore nga goditjet për kokën;
Jastëk i butë;
- Udhëzues për rripat e sigurisë;
- Rripa sigurie me 5 pika;
- Mbështetësja e kurrizit lëvizet sipas dëshirës;
- Në pozicionin përballë përdoret gjithmonë duke përdorur lidhëset e pasme dhe rripin e sigurisë me 3 pika, të vendosur në makinë;
- Mbulesa mund të hiqet dhe lahet në 30 gradë.
- Mbrojtëse të mbushura për shpatullat;
- Mbështetëse për krahët;
- Pesha: 4 kg
Siguria:
- Rregullorja Europiane e Referencës: ECE R/44 04;
Për më tepër shikoni videon:
Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja e sexholinos dhe instalimi i saj.
Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.
Si të kujdesemi për fëmijët?
- Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
- Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
- Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
- Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
- Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
- Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
- Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
- Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
- Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
- Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
- Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
- Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
- Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.
Siguria: Ky produkt është prodhuar në përputhje me Standartet e Sigurise Europiane ECE R44/04.
Specifikimet
Kodi | 420603 |
---|---|
Marka | MoMi |
Mosha | 9 muaj - 12 vjeç |
Prodhuar në | Poloni |
Ngjyra | E zezë |