Sexholino për fëmijë 0-36 kg me ISOFIX Apollo PRO nga Angelbaby
Apollo Pro është një sexholino e rehatshme, sigurt për fëmijët nga lindja derisa të peshojnë 36 kg.
Përshkrimi
Apollo Pro është një sexholino e rehatshme, e sigurt dhe me një cmim ekonomik.
Kjo sexholino ofron disa karakteristika kryesore:
Sistem ISOFIX, për më shumë siguri;
Rrotullim 360 gradë.
Mbrojtëse anësore nga goditjet për kokën;Jastëk i butë;
Udhëzues për rripat e sigurisë;
Rripa sigurie me 5 pika;
Mbështetësja e kurrizit lëvizet sipas dëshirës;
Në pozicionin përballë përdoret gjithmonë duke përdorur lidhëset e pasme dhe rripin e sigurisë me 3 pika, të vendosur në makinë;
Mbulesa mund të hiqet dhe lahet në 30 gradë.
Mbrojtëse të mbushura për shpatullat;
Përmasat
48x4x76 cm
Për fëmijë deri 12 vjec.
Siguria:
Rregullorja Europiane e Referencës: ECE Regulation No 16;
Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja e sexholinos dhe instalimi i saj.
Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.
Si të kujdesemi për fëmijët?
Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
