Sexholino për Bebe Mydrive Foppapedretti
Ndjenjësja për bebet në makinë Mydrive nga Foppapedretti, është e aprovuar për grupet 0+ dhe 1, nga lindja deri në 18 kg, për fëmijët nga 0 deri në moshën 4 vjeçare.
Përshkrimi
Ndenjësja anatomike e dizenjuar posacërisht për të vegjlit tuaj, ka një mbushje të plotë që ofron rehati, siguri dhe mundësi përshtatjeje për nevojat ose përmasat trupore të fëmijës, bazuar në rritjen apo zhvillimin e tij.
Në përputhje me cdo standard të rregullores ECE R44 / 04.
Për grupin 0+ dhe 1
Kjo sexholino është e aftë të rregullohet apo përshtatet në tre pozicione të ndryshme të qëndrimit.
Mbështetësja e kokës mund të rregullohet fiks për bebin tuaj.
5 pika sigurie të ofruara nga rripat e sigurisë.
Përmasat në cm: Lartësi 58/46 | Thellësi 55/71| Gjerësi 44.5
Pesha neto: 5 kg
Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësihme, ashtu si zgjedhja dhe instalimi i saj.
Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.
Si të kujdesemi për fëmijët?
- Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
- Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
- Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
- Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
- Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
- Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
- Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
- Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
- Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
- Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
- Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
- Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
- Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bagi pa e çaktivizuar atë më parë.
Specifikimet
Kodi | 188209 |
---|---|
Marka | Foppapedretti |
Mosha | deri në 4 vjeç |
Pesha | deri në 18 kg |
Ngjyra | Gri |