Në mungesë
Sexholino Babyroad nga Foppapedretti
Sexholino Babyroad nga Foppapedretti, është e aprovuar për grupet 1, 2, 3 nga 9 deri në 36 kg.
Përshkrimi
Ndenjësja e makinës Babyroad Foppapedretti, ka një dizajn anatomik, me një mbështetëse për kokën e cila është e aftë: të përshtatet me përmasa të ndryshme trupore, të hiqet dhe lahet, të ofrojë nëpërmjet mbushjes së saj shumë të butë një rehati të jashtëzakonshme për të vegjlit tuaj.
Mbështetësja e kokës mund të rregullohet fiks për bebin tuaj.
5 pika sigurie të ofruara nga rripat e sigurisë.
Shtesat përshtatëse funksionojnë nga tëdyja anët.
Përmasat në cm: Lartësi 71/84 | Thellësi 44 | Gjerësi 50
Pesha neto: 14 kg
Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja dhe instalimi i saj.
Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.
Si të kujdesemi për fëmijët?
- Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
- Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
- Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
- Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
- Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
- Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
- Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
- Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
- Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
- Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
- Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
- Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
- Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bagi pa e çaktivizuar atë më parë.
Specifikimet
Kodi | 189001 |
---|---|
Marka | Foppapedretti |
Mosha | 6 muaj - 8 vjeç |
Pesha | 9 kg - 36 kg |
Ngjyra | E kuqe |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
