Sexholino Area Zero+ për fëmijë deri 13 kg.

Standarti Area Zero+, i aprovuar sipas rregullores R-129 I-Size (nga 40-75 cm)

Marka: CAM
8,900Lekë12,500Lekë
Ulje29%
1

Përshkrimi

Me mbrojtje nga goditjet anësore;

Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;

Strehë me disa pozicione;

Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;

Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;

Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;

Pesha e segiolinos: 3.7 kg;

Për grupin 0+;

R129 I-Size;

E përshtatshme për përdorim që nga lindja;

Përbëhet nga 2 lidhës standardë në pjesën e pasme të sexholinos dhe një pikë e tretë ankorimi e vendosur në pjesën e pasme të pjesës së sipërme të sexholinos së fëmijës.

Tregues vizual për vendosjen korrekte të sexholinos;

Dimensionet: 44.5 x 64 x 58 cm;

Pesha: 3.7 kg

Siguria:

Përputhet me rregulloren R129:

Certifikatë CCC;

Test Rezistence;

Test Informues;

Testi Standart i Përplasjes: simulimi i një përplasje ballë për ballë me një mur në 50 km/orë;

Testi Shtesë Standart i Përplasjes: simulimi i një përplasje ballë për ballë me një mur në 64 km/orë;

Materiale krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa ftalat (2005/84/CE).

Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja dhe instalimi i saj.

Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.

Si të kujdesemi për fëmijët?

Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;

Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.

Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.

Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.

Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.

Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.

Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.

Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.

Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.

Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.

Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.

Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.

Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.

Specifikimet

Kodi 888606
Marka CAM
Mosha deri në 12 muaj

Produkte të ngjashme

whatsapp