Seti i Karrocës 3 në 1 - Techno + Mod. Loving - CAM

Romantike dhe me stil, ajo kapërcen tendencat më të larta të modës. Një stil vërtet unik për ata që janë dhe dëshirojnë të shfaqen ndryshe.

Marka: CAM
59,900Lekë99,000Lekë
Ulje39%
1

Përshkrimi

Një model super romantik, unik, i cili është krijuar me vëmendje të jashtëzakonshme ndaj çdo detaji.

Elegancë bashkëkohore, dizajn super kompakt. Korniza ekskluzive Techno është një himn për stilin e jetës metropolitane. E përkryer për prindërit që duan të kombinojnë prakticitetin dhe magjepsjen, çdo ditë.

Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor është një karrocë elegante që ju ofron rehati dhe siguri maksimale. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë.

Seti përfshin:

  • portbebenë
  • sexholinon
  • dhe karrocën shëtitore

Pjesë e setit është edhe canta për të mbajtur sendet e bebit

E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-48 muajsh.

1) Portbebe përdoret nga 0-10 kg;

Kosh më i madh dhe më i gjerë për komfortin maksimal të bebit tuaj;

E përshtatshme për transport në makinë;

Sistem i shpejtë fiksimi/lëshimi;

Dorezë e integruar në strehë, e pajisur me një sistem inovativ kycje/lëshimi me vetëm një dorë;

Dorezë prej lëkure me mbyllje magnetike;

Mekanizëm i ri për mbështetësen, i rregullueshëm në 4 pozicione;

Dyshek i butë;

Dizajn romantik me inserte lurex, yje të printuara dhe një hark të butë;

Dritare e pasme me rrjetë për mushkonja;

Bazë me sistem ajrosjeje të rregullueshëm;

Bazë lëkundëse;

Cantë e madhe me xhepa brenda dhe jashte, e shoqëruar me shtroje ndërrimi për pelenë;

Dimensionet: 35 x 79 x 23 cm;

Pesha: 4.9 kg.

Pesha e karrocës me portbebe: 12.4 kg

2) Segiolino përdoret nga 0-13 kg;

Me mbrojtje nga goditjet anësore;

Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;

Strehë me shumë pozicione;

Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;

Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;

Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;

Pesha e segiolinos: 3.7 kg;

3) Karroca shëtitore përdoret nga 6-36 muaj;

Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të);

Dorezë e vetme, e rregullueshme për lartësinë, prej lëkure të butë dhe e qepur me dorë;;

Rrotat e pasme janë të mëdha dhe me kushineta të dyfishta, rrotat para janë të kthyeshme, të pajisura me sistem kundër ndjeshmërisë së goditjeve;

Mbështetëse për 4 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë;

Rrip sigurie me 5 pika;

Shporta është e madhe, peshon pak dhe është kompakte;

E siguron fëmijën me 5 rripa gjatë kohës që e mbani në karrocë dhe ka vend për të vendosur këmbët;

Paloset lehtësisht me vetëm një dorë;

Mund të qëndrojë në këmbë kur paloset;

Shiriti i sigurimit është i lëvizshëm, mund të hiqet dhe është prej lëkure, i qepur me dorë;

Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e hapur: 53 x 93 x 111 cm;

Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e mbyllur: 53 x 26 x 78 cm;

Pesha e karrocës shëtitore: 9.2 kg;

4) Skeleti i karrocës

Trupi i karrocës është alumini, paloset lehtësisht si libër dhe i palosur mund të mbahet me një dorë të vetme;

Transportohet lehtësisht në bagazh të makinës;

Në pjesën e poshtme ka një kosh në material cope për të mbajtur sendet;

Cdo veshje prej cope mund të lahet në 30°C;

Skeleti i hapur është: 53 x 93 x 111 cm;

Skeleti i mbyllur është 53 x 26 x 78 cm;

Pesha është 7 kg;

5) Aksesorët e përfshirë:

Streha e sipërme e karrocës shëtitore;

Përparësja për mbulimin e trupit;

Streha e segiolinos;

Mbulesa e shiut;

Canta dhe shtroje brenda saj për ndërrimin e pelenës.

Siguria:

Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018

Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.

Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.

Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.

Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.

Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.

Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.

Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).

Specifikimet

Kodi 704209
Marka CAM
Mosha deri në 36 muaj
Pesha deri në 18 kg
Prodhuar në Itali
Ngjyra Rozë

Produkte të ngjashme

whatsapp