Oferta e ditës

Seti i Karrocës 3 në 1 Techno Mod. Levante CAM

Një model unik, i përshtatshëm dhe i thjeshtë në të njëjtën kohë. Nga koleksioni Deluxe.

Marka: CAM
50,000Lekë99,000Lekë
Ulje49%
1

Përshkrimi

Për ata që e duan stilin oriental, modeli Levante është zgjidhja e duhur. Kombinime moderne, me detaje palë palë që mund të palosen në mënyra të ndryshme për një stil tjetër çdo ditë.

Korniza ekskluzive Techno është një himn për stilin e jetës metropolitane. E përkryer për prindërit që duan të kombinojnë prakticitetin dhe magjepsjen, çdo ditë.

Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor është një karrocë elegante që ju ofron rehati dhe siguri maksimale. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë.

Seti përfshin:

  • portbebenë
  • sexholinon
  • dhe karrocën shëtitore

Pjesë e setit është edhe canta për të mbajtur sendet e bebit.

E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-48 muajsh.

1) Portbebe përdoret nga 0-10 kg;

Kosh më i madh dhe më i gjerë për komfortin maksimal të bebit tuaj;

E përshtatshme për transport në makinë;

Sistem i shpejtë fiksimi/lëshimi;

Dorezë e integruar në strehë, e pajisur me një sistem inovativ kycje/lëshimi me vetëm një dorë;

Dorezë prej lëkure me mbyllje magnetike;

Mekanizëm i ri për mbështetësen, i rregullueshëm në 4 pozicione;

Dyshek i butë;

Buzë e ngritur e mbulesës, me pjesë që palosen në mënyra të ndryshme falë magneteve, për një pamje të ndryshme çdo ditë

Baza lëkundëse.

Çantë shpine moderne me kapacitet të madh, me dyshek ndërrimi.

Kombinime me ngjyra të modës në ton ose printime gjeometrike.

Dimensionet: 35 x 79 x 23 cm;

Pesha: 4.9 kg.

Pesha e karrocës me portbebe: 12.4 kg

2) Segiolino përdoret nga 0-13 kg;

Me mbrojtje nga goditjet anësore;

Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;

Strehë me shumë pozicione;

Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;

Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;

Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;

Pesha e segiolinos: 3.7 kg;

3) Karroca shëtitore përdoret nga 6-36 muaj;

Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të);

Dorezë e vetme, e rregullueshme për lartësinë, prej lëkure të butë dhe e qepur me dorë;;

Rrotat e pasme janë të mëdha dhe me kushineta të dyfishta, rrotat para janë të kthyeshme, të pajisura me sistem kundër ndjeshmërisë së goditjeve;

Mbështetëse për 4 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë;

Rrip sigurie me 5 pika;

Shporta është e madhe, peshon pak dhe është kompakte;

E siguron fëmijën me 5 rripa gjatë kohës që e mbani në karrocë dhe ka vend për të vendosur këmbët;

Paloset lehtësisht me vetëm një dorë;

Mund të qëndrojë në këmbë kur paloset;

Shiriti i sigurimit është i lëvizshëm, mund të hiqet dhe është prej lëkure, i qepur me dorë;

Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e hapur: 53 x 93 x 111 cm;

Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e mbyllur: 53 x 26 x 78 cm;

Pesha e karrocës shëtitore: 9.2 kg;

4) Skeleti i karrocës

Trupi i karrocës është alumini, paloset lehtësisht si libër dhe i palosur mund të mbahet me një dorë të vetme;

Transportohet lehtësisht në bagazh të makinës;

Në pjesën e poshtme ka një kosh në material cope për të mbajtur sendet;

Cdo veshje prej cope mund të lahet në 30°C;

Skeleti i hapur është: 53 x 93 x 111 cm;

Skeleti i mbyllur është 53 x 26 x 78 cm;

Pesha është 7 kg;

5) Aksesorët e përfshirë:

Streha e sipërme e karrocës shëtitore;

Përparësja për mbulimin e trupit;

Streha e segiolinos;

Mbulesa e shiut;

Canta dhe shtroje brenda saj për ndërrimin e pelenës.

Siguria:

Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018

Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.

Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.

Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.

Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.

Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.

Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.

Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).

Techno + Mod. Levante art. 805T: C570

Specifikimet

Kodi 793201
Marka CAM
Mosha deri në 48 muaj
Pesha deri në 22 kg
Prodhuar në Itali
Ngjyra E zezë me Gri

Produkte të ngjashme

whatsapp