Kanë mbetur 1
Set karroce 4 në 1 Joie Signature finiti Eclipse
Një set i kompletuar që mund të përdoret nga lindja deri në 22 kg, i përshtatshëm për të gjitha terrenet.
Përshkrimi
Seti i kompletuar Joie Signature finiti ofrohet nëpërmjet pernenat.shop me 3 kosha, pra portbeben, ndenjësen e shëtitjeve (pushchair) dhe sexholinon, si edhe me një bazë ISOFIX ku përvec sexholinos mund të vendoset edhe portbebe.
Joie Signature finiti ka një skelet alumini, tepër të lehtë dhe kompakt, ideal për jetën urbane.
Një nga elementet që e dallon këtë set është pëlhura e plotë, e trajtuar në detaje dhe pa i munguar karakteristikat e rëndësishme si mbrojtje UPF 50+ apo nga uji.
Portbebe CALMI R129 (9kg)
Portbebet Joie, të sheshta dhe me dyshek të butë janë krijuar që të vegjlit tuaj ta shijojnë gjumin e tyre të thellë si edhe të mundësojnë frymëmarrje sa më të lehtë. Shtrirja e saj e sheshtë ergonomike (180 gradë) ofron pozicionimin më të sigurt për zhvillimin e mushkërive dhe shtyllës kurrizore, duke ju lejuar juve gjithashtu të lëvizni pa e zgjuar fëmijën.
Portbebja Calmi nga Joie përmban mbulesë të butë, të plotë për të siguruar që fëmija juaj të jetë sa më rehat. E përshtatshme që nga lindja deri në rreth 6 muaj, ky kosh është i aftë të vendoset në karrocat Joie Signature Finiti dhe në bazën e ISOFIX iRecline.
Ka një tendë të madhe, e aftë të hapet, me mbrojtje UPF50+ dhe dorezë të përshtatshme transporti prej lëkure. Në pjesën e brendshme të mbulesës, mund të gjeni gjithashtu një xhep ruajtjeje të përshtatshëm për të vendosur sende të vogla si pelenat. E gjithë njësia mund të paloset për ruajtje të lehtë dhe të përshtatshme pasi fëmija të jetë rritur.
Pëlhura përbërëse janë të lëvizshme, lahen lehtësisht.
Përfshin dyshek, kapuç, mbulesë shiu dhe mbulesë.
Ky kosh ofron përvoja rehatie të pakrahasueshme (deluxe). Ajrosja e koshit është një tipar që s'mund të mungojë.
Udhëtimet me karrocën Joie Signature finiti janë të paharrueshme, mos e humbni këtë cast.
Pesha e produktit: 3.55 kg
Dimensionet e produktit: Gj 88 x Gj 41,2 x L 58 cm
Kjo karrocë është projektuar duke pasur parasysh shkathtësinë (manovrueshmërinë) dhe përshtatshmërinë apo prakticitetin pa sakrifikuar rehatinë dhe sigurinë.
Përdoret nga lidnja deri 22 kg.
Ndenjëse e kthyeshme nga të dyja anët, me dizajn modern (me fytyrë nga prindi për moshën deri 1 vjec dhe me fytyrë nga rruga për periudhën nga 1-4 vjec).
Ashtu si çdo prind i ri, Joie e vendos sigurinë në vend të parë dhe koleksioni Signature finiti ofron veçoritë e sigurisë "më të mira në treg" për t'u siguruar që të vegjlit tuaj të jenë në nivelin më të lartë të sigurisë.
Rripat e sigurimit SoftTouch me 5 pika ofrojnë 3 lartësi të rregullueshme
Kopsa magnetike Autoclick™ mblidhet së bashku me një lëvizje.
Sistemi i frenimit vepron shpejt dhe sigurt ku aktivizohet me një prekje.
PunctureProof™ tyres.
Pasosje komapakte.
Prindërimi është një periudhë komplekse, plot angazhim, kështu që koleksioni ynë Signature ofron të gjitha veçoritë e komoditetit të preferuar të prindërve që e bëjnë jetën tuaj paksa më të lehtë.
Peshon vetëm 11.21 kg kështu që nuk duhet të luftoni kurrë, edhe në fund të një dite të gjatë.
Asnjë shpim, deri më tani asnjë problem falë gomave tona të gomës PunctureProof™ të mbushura me shkumë.
Pesha e produktit: 11.21 kg
Madhësia e hapur: Gj 91 x Gj 63 x L 111 cm
Madhësia e palosur: Gj 68 x Gj 63 x L 43 cm
Sexholino iLevel Recline (Standardi R129 i certifikuar i-size)
Ofron kënd të gjerë shtrirjeje (157 gradë) për rehatinë e të vegjlëve tuaj.
Vendoset lehtësisht në bazën ISOFIX
Pëlhura të trajtuara në detaje, shumë cilësore.
Rrip sigurie me 3 pika dhe jastëkë të rehatshëm.
Tenda e aftë të përshtatet sipas nevojave.
Siguri e trefishtë, rehati e trefishtë.
Mbështetësja jonë e kokës Tri-Protect™ është projektuar për siguri optimale të kokës dhe qafës.
Përfshihet edhe baza e ISOFIX i-Base™ ENCORE
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
