Relax për Bebin Ballon Chicco
Ky relax është një produkt multifunksional ku nga 0 muaj + deri në 9 kg perdoret si relax dhe si karrigia e parë deri në 18 kg, Balloon është karrigia e parë e foshnjës me karaktere qesharake dhe me ngjyra, një ndenjëse vibruese dhe një shirit lodrash elektronike për të argëtuar fëmijën.
Përshkrimi
Relaxi për fëmijë Chicco ofron një kohë të përsosur relaksi dhe argëtimi për fëmijën, duke u siguruar që fëmija të ndihet i sigurt sikur të jetë në krahët tuaj.
Për më tepër, relaxi është kompakt, i palosshëm, i lehtë për t'u ruajtur, i lehtë për t'u pastruar, duke e bërë atë një zgjedhje perfekte për foshnjat dhe prindërit.
KARAKTERISTIKAT E PRODUKTIT:
Argëtues & Angazhues
Shirit lodrash elektronike me drita me ngjyra, gjashtë tinguj të natyrës dhe gjashtë melodi për ta mbajtur fëmijën tuaj të relaksuar dhe argëtuar. Lodrat e varura ndihmojnë në aktivizimin e aftësive të foshnjës për të prekur dhe ne aftësi të tjera psikologjike. Përveç kësaj, një regjistrues dhe altoparlantë të bashkangjitur ju lejojnë të regjistroni mesazhe të vogla për fëmijën tuaj për 30 sekonda me zërin tuaj të dashur."
Panel elektronik i ndashëm
Paneli argëtues është i ndashëm dhe mund të fiksohet në krevat fëmijësh, duke i dhënë shoqëri fëmijës tuaj ndërsa ai bie në gjumë.
Perdoret që nga lindja deri në 18 kg
Nga lindja deri në 6 muaj, përdoret si relax. Mbështetësja e kokës është e lëvizshme dhe një reduktues i bashkangjitur i sediljes shoqeron rritjen e foshnjës tuaj. Mund të përdoret gjithashtu si karrige e parë e butë për fëmijën 12 muajsh e lart.
E rregullueshme duke siguruar rehati për fëmijën
Mbështetësja mund të rregullohet në 4 pozicione të ndryshme për t'iu përshtatur nevojave dhe komoditetit të foshnjës tuaj.
Dridhje e butë
Opsioni i aktivizimit të dridhjeve të buta për relaksim të fëmijës suaj. Karakteristika unike ofrohet nga modaliteti i dridhjes, i cili mund të ndizet duke përdorur një çelës dhe siguron efekt qetësues për fëmijën.
Palosje kompakte
Lehtë për t'u palosur kur nuk përdoret, palosje vërtet kompakte
Doreza praktike për mbajtje
Dy rripa të butë për ta mbajtur me vete kur udhëtoni. Gjithashtu, dorezat e transportit të ngjitura në relaxin e fëmijës janë një zgjidhje perfekte për transportimin e relaxit nga një vend në tjetrin pa asnjë shqetësim.
Dizajn praktik- Balloon i Chicco-së për fëmijë është shoqëruesi i përsosur për në shtëpi dhe kur jeni në lëvizje jashtë shtëpisë.
Me këtë dizajn të thjeshtë dhe komod, prindërit mund të qëndrojnë gjithmonë pranë foshnjës.
Ka një rrip sigurie me 3 pika që mund të rregullohet për ta mbajtur fëmijën të sigurt;
Mbulesa në pjesën e sipërme mund të shkëputet dhe lahet në makinë. Siguron pastërti dhe higjienë rreth foshnjës.
Specifikimet
Kodi | 103580 |
---|---|
Marka | Chicco |
Mosha | deri në 1 vjeç |
Pesha | deri në 9 kg |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | Blu |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
