QUMESHT PER FEMIJE APTAMIL KINDERMILCH +1 VJEC (800 Gr)
Qumështi për fëmijë APTAMIL KINDERMILCH 1+ (mbi 1 vjeç) vjen tashmë në paketimin 800 gr për të vegjlit tuaj. Pjesë e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar, qumështi për fëmijë Aptamil 1+ ndihmon në sigurimin e lëndëve ushqyese thelbësore nëpërmjet një furnizimi të përshtatshëm për moshën. Qo....
Përshkrimi
Të vegjlit rriten kaq shpejt - dhe kjo është arsyeja pse ne rritemi me ta!
Qumështi i fëmijëve Aptamil tani është në dispozicion me një paketim praktik. Përmban: Vitaminat A, C dhe D që kontribuojnë në përmirësimin e sistemit imunitar. Jod- I domosdoshëm për rritjen si edhe për funksionin e hormonit të tiroides. Vitaminë D & Kalcium – për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave. Proteina dhe vlera ushqyese të pershtatura për moshën. Kombinimin tonë unik GOS/FOS. Përmban vetëm Laktozë-pa shtesë sheqernash. Sasi e madhe yndyrash të pangopura.SHËNIM I RËNDËSISHËM “Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e foshnjave dhe të fëmijëve. Ai mbron nga diarreja dhe semundjet e tjera.”KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat mbi 6 muajshe si pjesë e një diete të larmishme me ushqim shtesë. Përpara se të vendosni të plotësoni ose të zëvendesoni ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun! Eshtë e rëndësishme për shëndetin e fëmijes suaj që të ndiqni të gjitha udhëzimet e përgatitjes. Në qoftë se ju përdorni për ushqyerje një shishe me biberon, fëmija mund të refuzojë të ushqehet nga gjiri. Eshtë më higjenike ta ushqeni me gotë ose me lugë. Kjo formulë nuk përdoret për foshnja nën 6 muaj.Kutia ruhet në vend të freskët e të thatë, <25. jo në frigorifer. Ruhet deri në 3 javë pas hapjes. Formula mund të ndotet me mikroorganizma gjatë prodhimit ose përgatitjes. Ajo duhet përgatitur veçmas për çdo vakt. Qumështi i mbetur në shishe duhet flakur menjëherë. Udhëzime Përgatitjeje
Pesha neto 800 gr
Specifikimet
Kodi | 611070 |
---|---|
Marka | Aptamil |
Mosha | 12 muaj - 5 vjeç |
Pesha neto | 800 gr |