Pompë elektrike gjiri me dy koka - Philips Avent
Pompa elektrike e gjirit me dy koka Avent është ideale nëse nuk keni shumë kohë. Mund të qëndroni komode të ulura, pasi kupa e butë e masazhuesit stimulon butësisht rrjedhjen e qumështit. Pompa nuk krijon zhurmë, është e lehtë për t'u vendosur, përdorur dhe pastruar.
Përshkrimi
Teknologji e lëvizjes natyrale për një rrjedhje më të shpejtë të qumështit
Shtrydhni më shumë qumësht në më pak kohë me 2 kokat që stimulojnë gjirin dhe nxjerrin qumështin njëlloj si foshnja. Kjo pasisje rregullon në mënyrë të përsosur procesin duke kaluar nga opsioni i stimulimit në atë të nxjerrjes së qumështit.
Pompë silikoni e butë dhe e përshtatshme
Përshtatet me të gjithë linjën e produkteve Avent. Meqenëse të gjitha kemi forma dhe madhësi të ndryshme gjiri, koka prej silikoni butësisht përshtatet me gjirin tuaj, me 99,98% të madhësive.
Shtrydhni pa u përkulur përpara
Ndjehuni të qeta ndërsa shtrydhni falë një dizajni që ju lejon të uleni drejt dhe jo të keni nevojë të përkuleni përpara.
Kursen kohë me pompimin e dyfishtë në krahasim me një pompim te vetëm.
Zgjidhni opsionon më efektiv dhe të rehatshëm për ju.Kur ndizet, pompa fillon automatikisht në opsionin e stimulimit të butë për të marrë qumështin tuaj.
Pastaj zgjidhni nga 3 opsionet e pompimit për ta bërë rrjedhjen e qumështit sa më të rehatshme për ju.
Kupa e masazhit ka një strukturë të butë që i jep lëkurës një ndjesi të ngrohtë për stimulim që do të sjellë rrjedhjen e qumështit. Ajo imiton thithjen e foshnjës, me qëllim që të ndihmojë butësisht stimulimin e rrjedhjes.
Përvoja e personalizuar
Përshtatni çdo pjesë me nevojat tuaja me një gamë të gjerë mundësish stimulimi dhe shprehjeje. Pompa jonë e gjirit ofron 8 stimulime dhe 16 nivele të shtrydhjes për një përvojë të personalizuar.
Pjesë minimale dhe konfigurim intuitiv
Sistemi i mbyllur i shtrydhjes do të thotë që qumështi qëndron jashtë tubave, kështu që do të keni më pak pjesë për të pastruar, gjë që lehtëson edhe montimin kur t'ju duhet sërish.
Funksioni i kujtesës
Pompa e gjirit kujton automatikisht opsionet që keni zgjedhur herën e fundit, kështu që gjithçka që duhet të bëni është të uleni dhe të shtypni start.
Qese dhe çantë për pompën e gjirit
Përdorni çantën dhe qesen izoluese për ta marrë pompën tuaj me vete dhe për të minimizuar vendin që ajo do të zërë.
Motori i qetë për një përvojë diskrete kudo
Shtrydhni sa herë dhe kudo që dëshironi falë motorit tonë të qetë me një dizajn të hollë.
Funksioni pause/play
Nëse keni nevojë të përshtateni ose të bëni një pushim, butoni i play/pause është gjithmonë gati.
Specifikimet
Kodi | 643104 |
---|---|
Marka | Avent |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
