Kanë mbetur 4
Përgatitës ushqimi për fëmijë EASY MEAL Chicco
EASY MEAL nga Chicco realizon 4 procese: Gatim me avull; Copëtim të hollë të ushqimeve; Përzierje të njëtrajtshme; Ngrohje & Shkrirje.
Përshkrimi
Përgatitësi i ushqimit EASY MEAL Chicco është pajisja ideale për përgatitjen e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët, gjatë gjithë periudhës së shkëputjes nga gjiri. Gatimet përgatiten shpejt dhe lehtë, me avull por edhe duke i thërrmuar apo kthyer në një masë të njëtrajtshme.
Realizon 4 procese:
- Gatim me avull;
- Copëtim të hollë të ushqimeve;
- Përzierje të njëtrajtshme;
- Ngrohje & Shkrirje.
Kjo pajisje shumëfunksionale e kuzhinës është e përshtatshme për copëtimin, gatimin me avull, përzierjen dhe ngrohjen e ushqimit të shëndetshëm për fëmijë.
Ushqimet e freskëta, të përgatitur nga përbërës të freskët dhe të shëndetshëm janë pjatat më të shijshme për fëmijën tuaj.
Cut Express, e cila është një makinë prerëse unike dhe inovative, është e përkryer për copëtimin e përbërësve pa një bord shtesë, thikë ose tasa shtesë.
Ka shumë përparësi: – sistemi i tij inovator Cut Express lejon prerjen e përbërësve shumë imët direkt në goten ku do të gatuhen.
Forma e veçantë e kësaj gote kontribuon në një shpërndarje të qëndrueshme dhe efektive të avullit.
Me të mund të gatuani, lëndët ushqyese si frutat dhe perimeve gjithashtu edhe peshkut dhe mishit në mënyrë që fëmija juaj të rritet në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.
Meqënëse mund ta bëni atë vetëm me një dorë, mund të kurseni shumë kohë, të shmangni kaosin dhe nuk do të digjeni aksidentalisht.
Thikat janë bërë prej çeliku inox dhe do t’i kthejnë të gjithë përbërësit në strukturën e duhur – të përsosura për fëmijët e vegjël të uritur.
Nëse dëshironi të ngrohni ushqimin që është përgatitur tashmë, mund të përdorni enën 180ml i Chicco’s Easy Meal (nuk përfshihet)
Gjithashtu do gjeni edhe nje libër praktik recetash me shumë ide të shkëlqyera dhe receta të shijshme.
DETAJET:
Eshtë e përshtatshme për fëmijë të moshës: nga 6 muaj e sipër.
Gota e gatimit esht me nje kapacitet prej 550ml
Tasi mban 100ml
Pajisja e gjithanshme e kuzhinës – copëtimi, gatimi me avull, përzierja dhe ngrohja e ushqimit
Materiali: tehe të bëra prej çeliku inox; të gjitha pjesët që vijnë në kontakt me ushqimet janë pa perberes toksik dhe BPA
Operon në rrjetin elektrik: 220-240 V -50-60 Hz. Kuti 500 W Blender 130 W.
Përgatitës ushqimi për fëmijë EASY MEAL Chicco: 8058664052219
Specifikimet
Kodi | 269308 |
---|---|
Marka | Chicco |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
