PERGATITËS USHQIMI ME 4 PROCESE NE 1 PAJISJE PHILIPS AVENT

Realizon 4 procese: gatim me avull, perzierje, copëzim dhe ngrohje, për të ofruar një mënyrë unike dhe të shëndetshme.

Marka: Avent
25,900Lekë31,900Lekë
Ulje19%
1

Përshkrimi

Përgatitësi i ushqimit 4 në 1 është një "robot" për ushqimin e fëmijës që ndihmon në përgatitjen me lehtësi të ushqimeve të shëndetshme të bëra në shtëpi, specifikisht për kërkesat e fëmijës tuaj.

Është komod dhe praktik, mund të gatuajë me avull, të përziejë, të shkrijë dhe të ngrohë në një enë të vetme, për të përgatitur vakte të ushqyeshme pa lodhje.

Paketimi përmban një avullore-blender, një enë për ruajtjen, spatullën dhe librin e recetave.

• Ideale për përgatitjen e ushqimeve të shëndetshme, të bëra në shtëpi për fëmijën tuaj.

• Përgatit në avull perime, fruta, mish etj.

• Ju lejon të përgatitni në avull, të përzieni, ngrohni dhe të shkrini.

• I lehtë për t'u pastruar.

• Gatuani deri në 4 vakte në të njejtën kohë në një enë 1000ml.

• Formë kompakte që zë një hapesirë minimale në kuzhinë.

• Nuk përmban materiale BPA.

Kapaciteti: 1 litër për avullimin e ushqimit të ngurtë; 720ml për përzierjen e të lëngshmeve.

Akesorë të përfshirë:

  • Shpatull;
  • Kavanoz për ruajtjen e ushqimeve të përgatitura (1200 ml);
  • Broshurë recetash;

Mënyra unike dhe e shëndetshme e gatimit me avull

Gatimi me avull është një mënyrë e shumë e shëndetshme për përgatitjen e ushqimeve. Teknologjia jonë unike lejon që avulli të qarkullojë nga lart - poshtë, duke siguruar që të gjithë përbërësit të jenë gatuar në mënyrë të njëtrajtshme pa u zier. Vlerat ushqyese, struktura dhe lëngjet e gatimit do të ruhen.

Pjekje dhe miksim, të gjitha në një kavanoz të dobishëm

Ju do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për ta bërë gatimin e shëndetshëm për fëmijët, në një kavanoz të vetëm. Sapo përbërësit tuaj të gatuhen, gjithçka që duhet të bëni është ta ngrini lart kavanozin, ta rrokullisni dhe ta mbyllni në vend për ta kaluar në blender.

Tashmë mund të jeni në gjendje të ofroni gatime të përgatitura jo vetëm në formë pureje por edhe në trajtë copëzash mishi, perimesh.

PERGATITES USHQIMI 4 PROCESE NE 1 PHILIPS AVENTS: SCF881/01

Specifikimet

Kodi 106308
Marka Avent
Ngjyra E kuqe

Produkte të ngjashme

whatsapp