Mini-bicikletë për fëmijë DEX nga Momi
Shëtitjet e para me MoMi DEX janë argëtuese, të vecanta por edhe shumë zhvilluese. Edhe për vogëlushët që nuk i kanë filluar ende hapat e parë të pavarur.
Përshkrimi
MoMi DEX në ngjyrë bezhë neutrale është perfekte si për vajzat ashtu edhe për djemtë. Mund të përdoret në ambient të jashtëm por edhe në shtëpi. Ngjyra e saj e lehtë bëhet një aksesor edhe për dizajnin tuaj të brendshëm.
Mini biçikleta MoMi DEX është një produkt zbavitës, zhvillues për fëmijë nga 1 vjeç deri në 20 kg. Ideale për dhuratë!
Ka një dizajn të qëndrueshëm, mund të përdoret nga fëmijë shumë të vegjël, përfshirë ata që ende po mësojnë të ecin. Produkt praktik dhe kompakt pasi paloset për të zënë me pak vend në makinë. MoMi DEX është perfekt për të ndihmuar fëmijët që po bëjnë hapat e parë dhe për të përmirësuar ekuilibrin e tyre.
Bicikleta është e lehtë. Është gjithashtu e vogël, gjë që e bën atë perfekt për vogëlushët tuaj.
Përmasat kompakte dhe pesha e lehtë e MoMi DEX e bëjnë atë të përshtatshëm për fëmijë të moshës një vjeç e lart. Është menduar për fëmijë që peshojnë deri në 20 kg.
DEX ka skelet metalik të qëndrueshëm dhe rezistent por ndërkohë edhe estetik dhe të sigurt për fëmijën.
MoMi DEX ka një timon të rehatshëm dhe të gjerë, me doreza kundër rrëshqitjes duke siguruar kontakt dhe ekuilibër të mirë.
Sedilja është e butë dhe e rehatshme, që do të thotë se fëmija do të jetë në gjendje të përdorë biçikletën për distancat që parapëlqen. Sedilja është prej lëkure eko, e cila siguron rehati dhe e bën atë rezistente ndaj dëmtimeve.
Me skeletin e palosshëm, MoMi DEX mund të merret për shëtitje ose udhëtime më të gjata. Mund të ruhet lehtësisht në bagazhin e makinës ose edhe në shportën e poshtme të karrocës suaj. Korniza paloset me shtypjen e një butoni, pa pasur nevojë për ndonjë pajisje apo mjet pune.
Tre rrota të mëdha, përfshirë dy në pjesën e përparme, ofrojnë stabilitet dhe siguri të shkëlqyer. Të gjitha rrotat janë bërë nga shkumë EVA rezistente ndaj shpimit.
Ulësja e MoMi DEX mund të rregullohet në dy lartësi të ndryshme. Është gjithashtu e butë dhe e rehatshme, e veshur me lëkurë artificiale të qëndrueshme.
Tipare kryesore:
Peshë e lehtë;
Montim i lehtë;
E qëndrueshme;
Doreza anti-rrëshqitëse;
Kornizë e fortë;
Përdoret brenda por edhe jashtë;
Rrota të sigurta për dysheme.
E palosshme.
Marka: MoMi
Modeli: DEX
Nga mosha 1 vjeç- 20 kg
Përmasat: 50 cm x 37 cm
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
