MILUMIL 1 - Qumësht formulë për bebe 0-6 muajsh
Formulë foshnjore për foshnja 0 - 6 muaj, në paketimin 800 gr.
Përshkrimi
100 vjet përvojë Milupa.
Shënim i rëndësishëm
Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e foshnjave dhe të fëmijëve. Ai mbron nga diarreja dhe sëmundjet e tjera.
KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat nën 6 muajsh. Përpara se të vendosni të plotësoni ose të zëvendësoni ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun! Eshtë e rëndësishme për shëndetin e fëmijës suaj që të ndiqni të gjitha udhëzimet e përgatitjes. Në qoftë se ju përdorni për ushqyerje një shishe me biberon, fëmija mund të refuzoje të ushqehet nga gjiri. Eshtë më higjienike ta ushqeni me gotë ose me lugë. Kutia ruhet në vend të freskët e të thatë, <25° jo në frigorifer. Ruhet deri në 3 javë pas hapjes. Formula mund të ndotet me mikroorganizma gjatë prodhimit ose përgatitjes. Ajo duhet përgatitur veçmas për çdo vakt.
Tabela udhëzuese
Vlerat ushqyese për 100 ml ushqim të përgatitur
Energji 285 kJ /68 kcal; Yndyrna 3.5 g; nga të cilat: të ngopura 1.1 g, Acidet yndyrore të pangopura 0.6 g nga të cilat acidi dokosaheksaenoik (DHA) 17.0mg; Karbohidrate: nga të cilat 7.7 g (sheqer 7.6g, Laktozë 7.5 g, inositol 7.9 mg); Fibra 0.3 g (nga të cilat GOS2 0.25 g, FOS2 0.04 g ). Proteina 1.4g Vitamina: Vitaminë A 59 μg, Vitaminë D 1.5 μg, Vitaminë E 1.2mg, Vitaminë K 4.3μg, Vitaminë C 8.5 mg, Tiaminë (Vitaminë B1) 0.08 mg, Riboflavin (Vitaminë B2) 0.14 mg; Niacinë 0.44 mg; Vitaminë B6 0.05 mg; Acid folik 18 μg; Vitaminë B12 0.16 μg; Biotinë 2.2 μg; Acid Pantotenik 0.63 mg; Minerale: Natrium 22.1mg; Kalium 76 mg; Klorid 54 mg; Kalcium 54 mg; Fosfor 40 mg; Magnez 6.8mg; Hekur 0.54mg; Zink 0.50 mg; Bakër 0.05 mg; Mangan 0.003 mg; Fluorid3 <0,006 mg; Selen 2.6 μg; Jod 13 μg; L-karnitine 2.0 mg; Kolinë 22 mg; Karbohidratet jo kalorike 0.12 g
Ingridientë të tjerë: Taurinë; LCP (Acidet yndyrore të pangopura); Acidi arakidonik (AA); Nukleotidet etj.
2GOS = galaktooligosakaride, FOS = fruktooligosakaride.
3Përmbajtje natyrore
Specifikimet
Kodi | 557701 |
---|---|
Marka | Milupa |
Mosha | deri në 6 muaj |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
