Krevat portativ me 2 nivele Belove Plus nga MoMi

MoMi BELOVE PLUS është një krevat i lehtë dhe praktik me 2 nivele udhëtimi dhe per te luajtur. Ka një sistem të shpejtë të palosjes dhe vjen me një cante për transport të lehtë.

9,000Lekë10,500Lekë
Ulje14%
1

Përshkrimi

Ky është një krevat portativ me 2 nivele, praktik dhe kompakt, për përdorim nga lindja. 

Pjesët anësore të krevatit BELOVE PLUS janë bërë nga një pëlhurë rrjetë e qëndrueshme, e cila siguron qarkullimin e duhur të ajrit, dhe sigurisht lejon vështrimin e bebit dhe mbikëqyrjen e prindit. 


MoMi BELOVE PLUS ka një sistem sigurie që parandalon palosjen pa dashje dhe mbrojetëse plastike, të rrumbullakosura në qoshe. Këto e bëjnë krevatin plotësisht të sigurt për fëmijën.

Do të gjeni të përfshirë një çantë mbajtëse, e cila do ta bëjë transportin të lehtë. Madhësia kompakte pas palosjes e bën të lehtë vendosjen e saj në bagazhin e cdo makine, sado e vogël qoftë ajo. Montohet dhe paloset shumë shpejt dhe lehtësisht. 

Në një prej anëve të krevatit, MoMi BELOVE PLUS ka një hapje me zinxhir, e cila u lejon fëmijëve më të mëdhenj të lëvizin pasi zgjohen ose kur e përdorin atë si shesh lojërash. Ka edhe 2 rrota, të cilat ju lejojnë ta zhvendosni në çdo vend të shtëpisë tuaj.

Krevati vjen me një shtresë të hollë të perfshire, ku fëmija mund te luaje plot kenaqesi. Trashësia e saj është 1,2 cm.

Ndërkohë BELOVE PLUS ka edhe një shirit lodrash dhe një shtresë ndërrimi të përfshirë, gjë që e bën një produkt ideal udhëtimi për fëmijën tuaj.


Marka: MoMi


Modeli: LOVE

Gjatësia: 125 cm

Gjerësia: 71 cm

Lartësia: 78 cm


Dimensionet e një shtrati të palosur: 25x25x80 cm

Produkte të ngjashme

whatsapp