Krevat Për Fëmijë DOLCECUORE nga Foppapedretti

Shtrati prej druri DOLCECUORE 500 nga Foppapedretti i dizenjuar posacërisht për të vegjlit tuaj, që në castet e para pas lindjes.

Marka: Foppapedretti
41,000Lekë44,000Lekë
Ulje7%
1

Përshkrimi

 

Krevati prej druri DOLCECUORE 500 nga Foppapedretti ka një anë e cila rregullohet në dy lartësi, në mënyrë që ta vendosni bebushin sa me lehte brenda tij. Përveç kësaj, ana mund të vendoset nën krevat për ta kthyer atë në një divan të rehatshëm.

Baza është gjithashtu e rregullueshme në dy lartësi, në mënyrë që të mund të përdoret praktikisht, edhe kur fëmija juaj është i porsalindur.

Koka e krevatit, e gjendur në dy ngjyra, në të bardhë dhe gri, është zbukuruar me një arush pellushi të stampuar dhe emrin e koleksionit. Krevati ka një sirtar të madh poshtë, i ndarë në dy ndarje. Gjithashtu ka edhe 4 rrota gome, te pajisura me një sistem frenimi, duke e bërë më të lehtë lëvizjen.

Korniza e qëndrueshme është lyer me ngjyra jo toksike. Një produkt i prodhuar 100% në Itali!

KUJDES: kur foshnja juaj është brenda krevatit pa mbikëqyrjen e të rriturve, sigurohuni që anët të jenë të kyçura në lartësinë e tyre maksimale me kapjet e posaçme të sigurisë.

Përmasat:

Përmasat cm: L 103 | Th 73 | Gj 131

Pesha neto: 27 kg

Dimensionet e paketimit në cm:

L 77 | Th 16 | Gj 132

Pesha Bruto: 31 kg

Manuali i Perdorimit

Specifikimet

Kodi 198702
Marka Foppapedretti
Mosha deri në 6 vjeç
Ngjyra E bardhë Vanilje

Produkte të ngjashme

whatsapp