Krevat për bebe nga lindja deri 15 kg Smart BED Next To Me
Krevati Momi Smart, është zgjidhja perfekte për një nënë që dëshiron ta ketë fëmijën pranë vetes duke e mbajtur atë të rehatshme dhe të sigurt. Perdoret nga lindja deri ne 15 kg , dhe si krevat portativ per te luajtur.
Përshkrimi
Krevati NEXT TO ME për fëmijë MoMi SMART BED MoMi thyen tabunë e përdorimit të këtyre modeleve të krevateve deri 6 muajsh apo me peshë maksimale 9 kg por mund të përdoret derisa fëmija të bëjë 2 vjeç pasi ofron dy pozicione thellësie të vendosjes së dyshekut.
Pozicioni i parë ose i siperm është i përshtatshëm për bebe deri në 9 kg, ndërsa pozicioni i dytë, i poshtëm përdoret për fëmijët më të rritur deri në 15 kg. Mund të përdoret edhe si krevat portativ për të luajtur nëpërmjet “derës” praktike.
Krevati MoMi SMART BED ka një pëlhure rrjetë per ajrosje, e cila ju lejon ta mbikëqyrni fëmijën nga çdo pozicion. Krevati mundëson pozicionin antirefluks.
Është i pajisur me 4 rrota te cilat ndihmojnë për të lëvizur lehtësisht krevatin nga një vend në tjetrin.
Krevati ju ndihmon ta mbani fëmijën gjithmonë pranë jush, duke ofruar mundësinë e hapjes së një ane.
5 nivele lartësie duke ofruar mundesi për t'iu përshtatur lartësisë së shtratit të prindërve. Në anën e krevatit ka një xhep ku mund të ruani sendet e nevojshme.
Karakteristika e "derës” anësore që mbyllet me zinxhir do të jetë e dobishme për fëmijët më të rritur, të cilët përdorin nivelin fundor për të fjetur gjumë apo për të luajtur. Kur fëmija është i vogël dhe përdor pozicionin e sipërm të gjumit, mund ta përdorni koshin e poshtëm me zinxhir, si një xhep, për të ruajtur gjërat thelbësore sic jane pelenat etj.
Disa karakteristika të tjera:
Skelet alumini;
Mbulesa e dyshekut mund të lahet;
Struktura e qëndrueshme:
Montim i lehtë;
Palosje kompakte;
Ofrohet me rripa të gjatë për t'u lidhur në shtratin e prindërve;
Në paketim përfshihet edhe dysheku;
Ka një rrjetë kundër mushkonjave;
Marka: MoMi
Modeli: SMART BED
Gjatësia: 95 cm
Gjerësia: 60-65 cm
Lartësia: 75 - 88 cm
Dimensionet e dyshekut: 50 x 88 cm
A ju duhet një Next To Me si modeli Smart Bed nga MoMI?
Përgjigjen e saktë të kësaj pyetje mund ta jepni vetëm ju, bazuar në kerkesat, nevojat, dëshirat tuaja.
Pse e sugjerojme ne SMART BED nga MoMi?
🎯 Përdoret deri 2 vjeç, jo deri 6 muaj si modelet normale Next To Me.