Krevat Për Bebe MyBebe nga Foppapedretti
MyBebe nga Foppapedretti është një krevat fëmijësh i lehtë dhe shumë praktik, me pjesë tekstili të cilat mund të hiqen dhe lahen lehtësisht.
Përshkrimi
MyBebè nga Foppapedretti është një shtrat NEXT TO ME për fëmijë i dedikuar për të fjetur bashkë me prindërit. Për foshnjat e moshës 0-6 muajsh, me një peshë maksimale deri në 9 kg.
Ky krevat ka një dyshek jashtëzakonisht cilësor dhe tipare të cilat ofrojnë rehati dhe siguri.

MyBebè ka një dizajn linear për t'u përshtatur me çdo mobilie dhe është i disponueshëm në disa ngjyra.

Djepi ka një anë që mund të hapet për të ofruar mundësinë e gjumit të përbashkët.

Gjitashtu është i rregullueshëm në 6 pozicione të pavarura lartësie për të mbajtur bebin pranë jush në ambiente të ndryshme.

Përshtatet në pozicionin ideal kundër refluksit.

Struktura e aluminit është e lehtë për t'u lëvizur, falë 4 rrotave të gomuara dhe rrotulluese me frena. Tashmë transporti dhe qëndrimi i tij në dhoma të ndryshme do të jetë akoma më i lehtë.

Për më tepër duke i kthyer rrotat 180 °, ky krevat shndërrohet në djep dhe vë në aplikim modalitetin e lëkundjes.

Raft i madh magazinimi në pjesën e poshtme.

Vëmendja ndaj detajeve është maksimale për të siguruar rehatinë më të lartë për të porsalindurin: pjesa e brendshme ka një pëlhurë të butë dhe lejon qarkullim më të lehtë të ajrit.

Kujdesuni që të mos ketë hapësirë ndërmjet krevatit prindëror dhe Mybebe.
Kjo është lartësia e sugjeruar.
Garancia: 12 muaj
Specifikimet
| Kodi | 816709 |
|---|---|
| Marka | Foppapedretti |
| Mosha | deri në 6 muajsh |
| Pesha | deri në 9 kg |
| Viti i Prodhimit | 2022 |
| Prodhuar në | Itali |
| Ngjyra | Bezhe e errët |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë












