Krevat Pali Ciak i kompletuar

Krevat per Femije Ciak White nga Pali me anet e levizshme, dhe i perbere nga dru ahu. Ky set eshte i kompletuar me dyshek babyline, mbrojtese anesore si dhe nje pale carcaf per dyshekun dhe jastekun.

Marka: PALI
32,000Lekë34,000Lekë
Ulje6%
1

Përshkrimi

 

I bardhë apo ngjyrë druri? Me sirtarë apo pa sirtarë?

Krevati për fëmijë Pali Ciak prej druri 100% ahu, ofron 2 nivele të bazamentit të dyshekut dhe një krah të lëvizshëm që ulet për ta vendosur bebin më lehtë.

Niveli i parë i vendosje së dyshekur sugjerohet më së shumti 6 muajt e parë të jetës. Pra, pozita e sipërme lejon qasje më të lehtë nga nëna gjatë muajve të parë të jetës së fëmijës, ndersa lartësia më e ulët eshte ideale për fëmijën më të rritur. Kujdes, nuk sugjerohet të përdorni dyshek më të lartë se 12 cm në këtë krevat për sigurinë e të voglit tuaj.

Gjithashtu niveli i sipërm i vendosjes së dyshekut është i pasigurt pas muajit të 6, ndaj ndiqni udhëzimet dhe vendoseni bebin në thellësi.

Krevati ka cepa të rrumbullakosur dhe për lyerjen e tij janë përdorur bojëra jo toksike.
Ka 4 rrota të lëvizhme, 2 prej të cilave janë të pajisura me frena, të përbëra me gome (ne rekomandojme vendosjen e rrotave me frena në anën e hapjes së sirtarit.

Krevatit mund t'i shtohet aksesori i lëkundjes ( i cili shitet vecmas). 

Sirtar i përshtatshëm, i përdorshëm në të dyja anët.

Krevati gjithashtu ofrohet pa sirtarë, 2.000 Lekë më pak në cmimin përfundimtar. 

Ndërkohë ky model ka edhe dizajnin me ngjrë druri. 

Specifikimet

Kodi 677703
Marka PALI

Produkte të ngjashme

whatsapp