Në mungesë
Kolltuk Makine për Fëmijë - Sigma + SPS - Lorelli
Sexholino për fëmijë, komode dhe praktike për udhëtim me makinë.
Marka: Lorelli
10,200Lekë
0
Përshkrimi
- Rripa sigurie me shumë pika;
- Sistemi i mbrojtjes anësore;
- Jastëk i butë i kokës;
- Mbulesë e lëvizshme;
- Montim i lehtë;
- Jastëk i butë i trupit;
- 3 pozicione të rripave të sigurisë;
- Mbështetëse e rregullueshme në 4 pozicione;
- Pozicioni i kthimit prapa (nga lindja në 10 kg);
- 2 pozicione për montimin e rripit të poshtëm;
- Dimensionet: 65 x 50 x 65 cm;
- Pesha: 5.85 kg.
Siguria: Ky produkt është prodhuar në përputhje me Standartet e Sigurise Europiane ECE R44/04.
Për më tepër shikoni videon:
Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja dhe instalimi i saj.
Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.
Si të kujdesemi për fëmijët?
- Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
- Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
- Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
- Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
- Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
- Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
- Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
- Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
- Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
- Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
- Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
- Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
- Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.
10071032016
Specifikimet
Kodi | 422805 |
---|---|
Marka | Lorelli |
Mosha | deri në 7 vjeç |
Pesha | deri në 25 kg |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | Blu |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
