Kanë mbetur 6
Karrocë Teke Për Fëmijë Cubo CAM
Karrocë për shëtitje, e lehtë dhe kompakte për moshën 0-36 muajsh.
Përshkrimi
Karroca teke Cubo është e lehtë dhe kompakte;
Skeleti është prej alumini;
Streha mund të përdoret si cadër dielli;
Mbështetësja e kurrizit mund të rregullohet në pozicione të ndryshme, duke u bërë kështu e përshtatshme për përdorim që nga lindja;
Ulësja është e gjerë, e thellë dhe e përforcuar;
Dorezë e vetme;
Sistem palosjeje me një dorë të vetme;
Shiriti i sigurisë është i lëvizshëm;
Rrotat e parme janë të kthyeshme, me sistem frenimi;
Rrotat e pasme janë me sistem frenimi të sinkronizuar;
Frenim i centralizuar pedalesh;
Suspancioni i parmë dhe i pasëm është i butë;
5 rripa sigurimi;
Rripat e sigurimit janë me 5 pika;
Rripat e shpatullave janë me mbushje dhe të butë;
Koshi është kompakt dhe me mbyllje magnetike;
Palosje kompakte;
Karroca është e përshtatshme për tu marrë kudo nëpër qytet me transport publik dhe me makinë, duke pasur parasysh mbylljen praktike dhe të shpejtë në formë cadre;
Qëndrim në këmbë kur paloset;
Mbështetësja e këmbëve është 20 cm e gjatë;
Mbështetësja e kurrizit është 43 cm e gjatë;
Ulësja është e gjerë dhe komode, 24 cm e gjatë dhe 29/33 cm e gjerë;
Pjesa prej cope është e lehtë për tu hequr dhe mund të lahet në 30 gradë;
Mund të merret brenda aeroplanit dhe të vendoset në pjesën e sipërme të bagazheve;
Dimensionet kur është e hapur: 46 x 81 x 103.5 cm;
Dimensionet kur është e mbyllur: 46 x 26.5 x 54 cm;
Pesha: 6.8 kg.
Siguria:
Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018
Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.
Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.
Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.
Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.
Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.
Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.
Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).
Për më shumë shikoni videon:
CAM - Karrocë Teke Për Fëmijë - Cubo: art. 830
Version code: 131
Specifikimet
Kodi | 534208 |
---|---|
Marka | CAM |
Mosha | deri në 36 muaj |
Pesha | deri në 17 kg |
Viti i Prodhimit | 2022 |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | Bezhë e hapur |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
