Karrocë Teke Për Fëmijë Compass 2.0 CAM

Karrocë teke jashtëzakonisht kompakte. Përdoret për fëmijë 0-48 muaj. Ideale dhe jashtëzakonisht praktike për ju dhe fëmijën tuaj!

Marka: CAM
19,900Lekë
1

Përshkrimi

Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor, ju ofron rehati dhe siguri maksimale. Është e aftë të rrotullohet 360 gradë;Nga koleksioni i ri i vitit 2022!
Edhe pse është karrocë shëtitore, është e përshtatshme për fëmijë që nga lindja;Karroca teke Compass 2.0 është e lehtë dhe kompakte;Transportohet lehtësisht në bagazhin e makinës;Skeleti është prej alumini dhe me një pamje moderne;Streha mund të zgjatet ose shkurtohet, sipas dëshirës;Në strehë është integruar një rrjetë mushkonjash;Mbështetësja e kurrizit mund të rregullohet në pozicione të ndryshme, duke u bërë kështu e përshtatshme për përdorim që nga lindja;Mbështetësja e kurrizit është e pajisur me një rrjetë që mund të hapet kur është e shtrirë;Mbështetësja e kurrizit pasi shtrihet mund të hapet nga të dyja anët për një nivel më të mirë ajrosjeje;Streha mund të hapet totalisht për ditët e bukura me diell;Mbështetësja e këmbëve rregullohet në pozicione të ndryshme;Këmbët mund të mbulohen me përparëse;Ulësja është e gjerë, e thellë dhe e përforcuar;Dorezë e vetme;Shiriti i sigurisë është i lëvizshëm;Frenim i centralizuar pedalesh;Rrotat e parme janë të kthyeshme, me sistem frenimi;Rrotat e pasme janë me sistem frenimi të sinkronizuar;Suspancioni i parmë dhe i pasëm është i butë;Rripat e sigurimit janë me 5 pika;5 rripa sigurimi;Koshi është me mbyllje magnetike;Koshi është kompakt;Karroca është e përshtatshme për t'u marrë kudo nëpër qytet me transport publik dhe me makinë, duke pasur parasysh mbylljen praktike dhe të shpejtë në formë ombrelle;Palosje kompakte, sistem palosjeje me një dorë të vetme;Pas palosjes mund të kycet;Qëndrim në këmbë kur paloset;Një tjetër vecori e karrocës Compass 2.0 është doreza tërheqëse e lëvizshme, me anë të së cilës karroca mund të bartet ose tërhiqet si valixhe;Gjithashtu është e pajisur me një çantë bartëse, që e mbulon trupin e karrocës së palosur;Pjesa prej cope është e lehtë për t'u hequr dhe mund të lahet në 30 gradë;Vec të tjerash, karroca ka edhe një rrjetë mbrojtëse kundër mushkonjave;Dimensionet kur është e hapur: 48.5 x 81 x 104 cm;Dimensionet kur është e mbyllur: 48.5 x 25 x 57 cm;Pesha: 6.9 kg;Aksesorët e përfshirë:

  • Streha;
  • Mbulesa kundër erës;
  • Koshi me mbyllje magnetike;
  • Canta bartëse e karrocës së palosur;
  • Rrjeta kundër mushkonjave;
  • Mbulesha e shiut.
Siguria:Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).Cfarë mund të kërkohet më tepër nga një karrocë teke për fëmijë!Për më shumë shikoni videon:

CAM - Karrocë Teke Për Fëmijë - Compass: art. 832

Version code: 194

Specifikimet

Kodi 756605
Marka CAM
Mosha deri në 4 vjeç
Pesha deri në 22 kg
Viti i Prodhimit 2022
Prodhuar në Itali
Ngjyra E zezë

Produkte të ngjashme

whatsapp