Një set i cili është i pajisur me të gjithë aksesorët e nevojshëm dhe për më tepër sipas Standardeve Evropiane mund të përdoret deri në moshën 4 vjecare, derisa fëmija të peshjojë 22 kg.
Në set përfshihen:
- Porbebe (koshi që përdoret muajt e parë, deri 10 kg);
- ndenjësja e shëtitjeve (pushchair) së bashku me mbulesën e vecantë të këmbëve;
- sexholino (ndenjësja për në makinë por që vendoset edhe ne skeletin prej alumini);
- çanta me shtresë ndërrimi;
- mbulesa e shiut;
- koshi i bollshëm.
Portbebe
Ky kosh është i lejuar për përdorim gjatë udhëtimeve me makinë (0-10 kg. - Aksesor shtesë për fiksimin e portbebësë në makinë)
Ka një hapësirë të bollshme, mjaft të rehatshme dhe për më tepër është shumë praktike gjatë montimit dhe cmontimit në skelet. Thjesht me një buton (one click)
Pëlhurat moderne të përdorura janë trajtuar në detaje me elemente shkëlqimi, aplikim teksturash dhe elementesh grafike duke e bërë këtë set unik.
Kapuçi apo tenda ofron mundësinë e ajrosjes si edhe mbrojtje 100% nga insektet duke përdorur rrjetën izoluese.
Mbulesa elegante ofron mundësinë e mbrojtes nga rrymat ajrore duke ofruar rehati të jashtëzakonshme për bebin.
Dyshek shumë i rehatshëm.
Dorezë ergonomike, inovatore me sistem shtytjeje për kapuçin apo tendën, e cila është ideale edhe për transport.
Mbështetëse e aftë të përshtatet në 4 pozicione.
Ky kosh kthehet në një djep, lëkundës mekanik, duke vënë në funksion bazamentin e harkuar, poshtë koshit.
Çantë moderne me ndarje të brendshme, e pajisur me shtresë ndërrimi.
Ndenjësja e shëtitjeve (Pushchair)
Kornizë alumini e disponueshme në 4 ngjyra të ndryshme (e zezë, ngjyrë argjendi, ari, rozë sipas modelit të përzgjedhur).
Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern (me fytyrë nga prindi për moshën 6 muaj - 1 vjec dhe me fytyrë nga rruga për periudhën nga 1-4 vjec).
Dorezë ergonomike, e aftë të përshtatet në lartësi, e përbërë prej lëkure të butë, e qepur dhe trajtuar në detaje me dorë.Jashtëzakonisht praktike për t'u montuar dhe cmontuar. Rrotat e pasme me diametër më të madh, të pajisura me kushineta të dyfishta metalike.Rrotat e përparme 360 gradë rrotulluese.
Sistem frenimi i sinkronizuar me sistem ndezës/fikje dhe pezullim të butë e të gjatë përpara dhe pas.
Mbështetësja e kurrizit ofron 4 pozicione të rregullueshme vetëm me njërën dorë.Shiriti kufizues është i lëvizshëm, prej lëkure dhe i qepur me dorë.
Rrip sigurie me 5 pika.
Mbulesa e sipërme mund të zgjatet, ka një dritare që hapet dhe rrjetë mushkonjash për ta mbrojtur foshnjën.
Shporta është e madhe, peshon pak (vetëm 7 kg, 78 cm) dhe është kompakte.
Paloset lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt me sediljen në pozicionin para dhe prapa.
Qëndrim i lirë kur paloset.
Sexholino:
Përdoret nga 0-13 kgMe sistem mbrojtjeje nga goditjet anësore.Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa.
Mbulesë me shumë pozicione.Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie.
Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave.Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme.
Të gjitha mbulesat janë të lëvizshme dhe mund të lahen në 30 gradë.
Dimensionet: 44.5 x 64 x 58 cm
Pesha: 3.7 kg
Siguria:
Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018
Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.
Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.
Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.
Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.
Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.
Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate
Specifikimet
Kodi |
931202 |
Marka |
CAM |
Mosha |
deri në 4 vjeç |
Pesha |
deri në 22 kg |
Viti i Prodhimit |
2021 |
Prodhuar në |
Itali |
Ngjyra |
E zezë |