Karrocë 3 në 1 Techno Mod. Posh CAM
Një model me një stil të pagabueshëm, perfekt për këdo që preferon elegancën dhe modën. Kjo ngjyrë rozë e ëmbël shfaq gëzim, harmoni, romantizëm.
Përshkrimi
Një set i cili është i pajisur me të gjithë aksesorët e nevojshëm dhe për më tepër sipas Standardeve Evropiane mund të përdoret deri në moshën 4 vjecare, derisa fëmija të peshjojë 22 kg.
Në set përfshihen:
- Porbebe (koshi që përdoret muajt e parë, deri 10 kg);
- ndenjësja e shëtitjeve (pushchair) së bashku me mbulesën e vecantë të këmbëve;
- sexholino (ndenjësja për në makinë por që vendoset edhe ne skeletin prej alumini);
- çanta me shtresë ndërrimi;
- mbulesa e shiut;
- koshi i bollshëm.
Portbebe
Ky kosh është i lejuar për përdorim gjatë udhëtimeve me makinë (0-10 kg. - Aksesor shtesë për fiksimin e portbebësë në makinë)
Ka një hapësirë të bollshme, mjaft të rehatshme dhe për më tepër është shumë praktike gjatë montimit dhe cmontimit në skelet. Thjesht me një buton (one click)
Çanta fashion, moderne, elegante mund të përdoret dhe vendoset mbi portbebe për të mbajtur sende të ndryshme por mbi të gjitha si një aksesor i vërtetë mode #përnënat.
Ngjyra rozë nuk është një ngjyrë e thjeshtë, por përfaqëson emocionin i pastër; simboli i përsosur i feminitet, butësisë dhe qetësisë.
Pëlhurat moderne të përdorura janë trajtuar në detaje me elemente shkëlqimi, aplikim teksturash dhe elementesh grafike duke e bërë këtë set unik.






Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).

Specifikimet
Kodi | 931202 |
---|---|
Marka | CAM |
Mosha | deri në 4 vjeç |
Pesha | deri në 22 kg |
Viti i Prodhimit | 2023 |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | Rozë |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
