Karrocë 3 në 1 Techno Mod. Avant CAM

Avant është kombinimi i pakrahasueshëm i 3 elementeve thelbësore: inovacioni, dizajni dhe emocioni.

Marka: CAM
65,000Lekë110,000Lekë
Ulje41%
1

Përshkrimi

Teknologjia është gjithçka për ne!

Pamje panoramike, urbane, e manovrueshme dhe me një stili të koordinuar, të pakrahasueshëm.

Ky set mund të përdoret deri në moshën 4 vjecare, për fëmijë që peshojnë deri 22 kg.

Kombinimi i ngjyrës se artë (GOLD) e bëjnë këtë set të vecantë, të jashtëzakonshëm por ndërkohë edhë "të ngrohtë" me nuanca që shprehin si me magji energjinë e çmuar që një jetë e re sjell në familje.



Në set përfshihen:

  • çanta me shtresë ndërrimi;
  • mbulesa e shiut;
  • koshi i bollshëm.

Portbebe

Ka një dizajn modern që përshtatet që përshtatet me skeletin dhe pjesët e tjera të përfshira në set.

Ka një hapësirë të bollshme, mjaft të rehatshme por edhe praktike e kompakte, pasi per pak caste mund të paloset dhe transportohet lehtësisht.

Kjo portbebe ofron një sistem praktik të montimit dhe cmontimit në skelet. Me një buton (one click). Kapuçi apo tenda është me hapje të pjesshme.


Mbulesa e sipërme gjithashtu ofron hapje të pjesshme sipas dëshirës apo heqje të plotë. Ofron mundësinë e ajrosjes edhe nga pjesa përpara si edhe mbrojtje 100% nga insektet duke përdorur rrjetën izoluese. Ka një përparëse me 2 xhepa magazinimi. Dyshek shumë i rehatshëm. Dorezë ergonomike, inovatore me sistem shtytjeje për kapuçin apo tendën, e cila është ideale edhe për transport. Çantë moderne me ndarje të brendshme, e pajisur me shtresë ndërrimi dhe 2 xhepa magazinimi të jashtëm.

Ndenjësja e shëtitjeve (Pushchair)
Kornizë alumini e disponueshme në 4 ngjyra të ndryshme (e zezë, ngjyrë argjendi, ari, rozë sipas modelit të përzgjedhur). Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern (me fytyrë nga prindi për moshën 6 muaj - 1 vjec dhe me fytyrë nga rruga për periudhën nga 1-4 vjec). Dorezë ergonomike, e aftë të përshtatet në lartësi, e përbërë prej lëkure të butë, e qepur dhe trajtuar në detaje me dorë. Jashtëzakonisht praktike për t'u montuar dhe cmontuar. Rrotat e pasme me diametër më të madh, të pajisura me kushineta të dyfishta metalike.


Rrotat e përparme 360 gradë rrotulluese. Sistem frenimi i sinkronizuar me sistem ndezës/fikje dhe pezullim të butë e të gjatë përpara dhe pas. Mbështetësja e kurrizit ofron 4 pozicione të rregullueshme vetëm me njërën dorë.

Shiriti kufizues është i lëvizshëm, prej lëkure dhe i qepur me dorë. Rrip sigurie me 5 pika. Mbulesa e sipërme mund të zgjatet, ka një dritare që hapet dhe rrjetë mushkonjash për ta mbrojtur foshnjën. Shporta është e madhe, praktike për blerje të castit. Skeleti peshon pak (vetëm 7 kg, 78 cm) dhe është kompakt. Paloset lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt me sediljen në pozicionin para dhe prapa. Qëndrim i lirë kur paloset.


Sexholino
Përdoret nga 0-13 kg.
Me sistem mbrojtjeje nga goditjet anësore.
Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa.
Mbulesë me shumë pozicione.
Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie.
Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave.
Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme.
Të gjitha mbulesat janë të lëvizshme dhe mund të lahen në 30 gradë.
Dimensionet: 44.5 x 64 x 58 cm
Pesha: 3.7 kg

Siguria:
Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe. Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).


Përmasat dhe pesha:
Portbebe, koshi i muajve të parë
Pesha: 4.4 kg
Portbebe në skelet:
Pesha: 11.5 kg
Skeleti:
Pesha: 7 kg.
Ndenjësja e shëtitjeve (Pushchair):
Pesha: 2.2 kg;
Sexholino:
Pesha: 3.7 kg.
Hapur: Gj 53 - Gj 93 - L 111 cm
Mbyllur: Gj 53 - Gj 26 - L 78 cm

Specifikimet

Kodi 912505
Marka CAM
Mosha deri në 4 vjeç
Viti i Prodhimit 2023
Prodhuar në Itali
Ngjyra Jeshile ngjyrë ulliri

Produkte të ngjashme

whatsapp