Oferta e ditës
Karrocë 3 në 1 Taski Sport Orso CAM
Një set super kompakt dhe i lehtë, për fëmijë deri në 4 vjec apo që peshojnë deri në 22 kg.
Përshkrimi
Karroca Taski Sport ofrohet si set me tre pjesë, i kompletuar me të gjithë aksesorët që i duhen një karroce.
Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor. Eshtë një karrocë sportive që ju ofron rehati dhe siguri maksimale. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë. Ka rrota "mishi" shumë cilësore, ku ato të pasmet kanë përmasa më më të mëdha por ndërkohë ofron një prakticitet dhe kompaktësi të pakrahasueshme.
Seti përfshin:
- portbebenë
- sexholinon
- dhe karrocën shëtitore
- canta për të mbajtur sendet e bebit
- kapuç, mbështjellëse per kembet përdoret edhe me karrocen, koshin, cantën.
E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-48 muajsh.
1) Portbebe përdoret nga 0-10 kg;
Kosh shumë i gjerë;
I përshtatshëm për transport në makinë;
Sistem i shpejtë fiksimi/lëshimi;
Mbrojtëse nga era;
Mekanizëm i ri për mbështetësen, i rregullueshëm në 3 pozicione;
Dyshek i butë;
Dizajn sportiv;
Bazë me sistem ajrosjeje të rregullueshëm;
Bazë lëkundëse (kthehet në djep një lëvizje të thjeshtë);
2) Sexholino përdoret nga 0-13 kg;
Standarti Area Zero+, i aprovuar sipas rregullores R-129 I-Size (nga 40-75 cm)
Me mbrojtje nga goditjet anësore;
Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;
Strehë me disa pozicione;
Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;
Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;
Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;
Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;
Veshje të cilat mund të hiqen dhe lahen në 30 gradë Celcius.
Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;
Pesha e segiolinos: 3.7 kg;
3) Karroca shëtitore përdoret nga 0-48 muaj;
Skelet alumini me dorezë të butë, ergonomike dhe me lartësi të rregullueshme;
Ndenjëse e kthyeshme (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të);
Rrota të parme të kthyeshme;
Rrota të pasme të mëdha, të gjitha rrotat mund të hiqen lehtësisht;
Frena të sinkronizuara;
Mbështetëse për 3 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë;
Mbështetëse për këmbët;
Rrip sigurie me 5 pika;
Mbrojtëse të mbushura për shpatullat;
Strehë që mund të zgjatet;
Përparëse që mund të përdoret për të mbuluar këmbët në shëtitëse;
Shporta është e madhe kompakte;
Paloset lehtësisht me vetëm një dorë, bashkë me ndenjësen të kthyer me fytyrë nga prindi;
Shiriti i sigurimit është i lëvizshëm, mund të hiqet;
Dimensionet e karrocës shëtitore: 60 x 89.5 x 107.5 cm;
Pesha e karrocës shëtitore: 10.6 kg.
Skeleti: 60 - 84 - 104 cm.
I palosur: 60 - 37 - 64.5 cm.
Pesha: 6.1 kg.
Canta e setit TASKI Sport 2023
Siguria:
Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018
Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.
Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.
Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.
Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.
Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.
Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.
Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).
CAM - Karrocë 3 në 1 - Taski Sport: art. 910
Version code: 865
Specifikimet
Kodi | 796002 |
---|---|
Marka | CAM |
Mosha | deri në 4 vjeç |
Pesha | deri në 22 kg |
Viti i Prodhimit | 2023 |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | E zezë |