Karrocë 3 në 1 "Dinamico Rover" CAM

Set modern fantastik! I aftë të përshtatet në të gjitha terrenet.

Marka: CAM
70,000Lekë83,000Lekë
Ulje16%
1

Përshkrimi

Karroca Dinamico Rover vjen set me tre pjesë. Është një set modern, i kompletuar me të gjithë aksesorët që i duhen një karroce, praktike dhe ideale për përdorim për moshën 0-48 muaj.

Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor është një karrocë praktike që ju ofron rehati dhe siguri maksimale. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë.

Seti përfshin:

  • portbebenë;
  • segiolinon;
  • dhe karrocën shëtitore.

Pjesë e setit është edhe canta për të mbajtur sendet e bebit

  • E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-48 muajsh, deri 22 kg.


1) Portbebe

E përshtatshme për transport në makinë derisa fëmija të peshojë 10 kg;

Pajisur me Quick System të bashkimit, lëshimit të shpejtë ndërmjet pjesëve të ndryshme (skelet - portbebe).

Mbështetëse e rregullueshme në 4 pozicione të ndryshme;

Sistem i ri hapjeje dhe mbylljeje për ajrosje;

Mbështetëse me funksion lëkundës;

Dyshek i butë;

Për moshat 0-12 muaj këshillohet që ndenjësja të vendoset me fytyrë nga prindi, për moshat 12-48 muaj të vendoset me kurriz nga prindi;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Përparësja shoqërohet me një pjesë të lëvizshme për mbrojtje nga era;

Dizajn elegant, me cantë personale të integruar.

Mbrojtëse nga dielli, e aftë të përshtatet, të hapet dhe mbyllet.

Hapësirë për ajrosje me rrjetë kundër mushkonjave.

Çantë e madhe, moderne, me xhepa praktikë si edhe me një shtresë ndërrimi.

Dimensionet e portbebesë: 36 x 83 x 22/20 cm;

Dimensionet e karrocës me portbebe: 57 x 90.5 x 116.5 cm;

Pesha e portbebesë: 4.9 kg;

Pesha e karrocës me portbebe: 12.4 kg.

2) Segiolino përdoret nga 0-13 kg;

Me mbrojtje nga goditjet anësore;

Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;

Mbulesë me shumë pozicione;

Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;

Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;

Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;

Pesha e segiolinos: 3.7 kg;


3) Karroca shëtitore përdoret nga 6-3 muaj;

Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern dhe minimalist (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të);

Dorezë e vetme, e rregullueshme për lartësinë, prej lëkure të butë dhe e qepur me dorë;

Rrotat e pasme janë të mëdha dhe me kushineta të dyfishta, rrotat para janë të kthyeshme, të pajisura me sistem kundër ndjeshmërisë së goditjeve;

Mbështetëse në 4 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë;

Rrip sigurie me 5 pika;

Mbulesa e sipërme mund të zgjatet, ka një dritare që hapet dhe rrjetë mushkonjash për ta mbrojtur foshnjën;

Shporta është e madhe, peshon pak dhe është kompakte;

E siguron fëmijën me 5 rripa gjatë kohës që e mbani në karrocë dhe ka vend për të vendosur këmbët;

Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e hapur: 57 x 87.5 x 100 cm;

Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e mbyllur: 57 x 29 x 87 cm;

Pesha e karrocës shëtitore: 10.3 kg;

4) Skeleti i karrocës

Trupi i karrocës është metalik, paloset lehtësisht si libër dhe i palosur mund të mbahet me një dorë të vetme;

Transportohet lehtësisht në bagazh të makinës;

Në pjesën e poshtme ka një kosh në material cope për të mbajtur sendet;

Cdo veshje prej cope mund të lahet në 30°C;

Skeleti i hapur është 57 x 90 x 117 cm - Pesha është 10.8 kg;

Skeleti i mbyllur është 57 x 26 x 83 cm - Pesha është 5.9 kg;

Përmasat e brendshme të karrocës janë 35 x 79 x 23 - Pesha është 4.9 kg;


5) Aksesorët e përfshirë:

Streha e sipërme e karrocës shëtitore;

Përparësja për mbulimin e trupit;

Mbulesa shumë-përdorimshe e shiut;

Streha e segiolinos;

Canta e pajisur me shtroje ndërrimi për pelenë.

Karrocë 3 në 1 "Dinamico Rover" CAM 2022: C926

Specifikimet

Kodi 751105
Marka CAM
Mosha deri në 48 muaj
Pesha deri në 22 kg
Viti i Prodhimit 2022
Prodhuar në Itali
Ngjyra Bezhë

Produkte të ngjashme

whatsapp