Karroca 3 në 1 Techno Infinito

Modeli inovator, befasues që është i përshtatshëm edhe për prindërit më kërkues dhe në të njëjtën kohë u përgjigjet nevojave përherë në evoluim, madje duke marrë parasysh situatat edhe më të papritura.

Marka: CAM
65,000Lekë110,000Lekë
Ulje41%
1

Përshkrimi

Eleganca e inovacionit, kaq thjesht.

Qytete që janë gjithmonë në lëvizje, qasje, ndërtesa të reja ultramoderne, atraksione super të castit...


Fjala që përshkruan gjithë këtë periudhë është "Ndryshimi" dhe ne nuk mund ta ndalojmë atë. Por ka një zgjidhje: Infinito është kombinimi perfekt i përshtatjes gjatë gjithë vitit, cdo stinë, në cdo terren të mundshem, qoftë tokë, det apo mal.

Absolutisht të gjithëve u pëlqejnë krijimet unike, dizajnet e paimitueshme, por qasja ndaj funksionales, të prekshmes që modeli Infinito ofron është thjesht NDRYSHE!Ky set mund të përdoret deri në moshën 4 vjecare, për fëmijë që peshojnë deri 22 kg.E zeza është një ngjyrë elegante dhe Chic Fashion, plot hijeshi (sharm). Përherë në trend, moderne dhe kurrë e parashikueshme. Një gamë që është aq sportive sa edhe elegante, për t'ju lejuar të bini në sy thjesht, me stil. Përfaqësuese e qasjes LESS is MORE!

Në set përfshihen:

  • Porbebe (koshi që përdoret muajt e parë, deri 10 kg);
  • ndenjësja e shëtitjeve (pushchair) së bashku me mbulesën e vecantë të këmbëve;
  • sexholino (ndenjësja për në makinë por që vendoset edhe ne skeletin prej alumini);
  • çanta me shtresë ndërrimi;
  • mbulesa e shiut për koshin Portbebe dhe për ndenjësen pas muajit të 6 (Pushchair);
  • koshi i bollshëm.
  • mbulesa inovator kundra rrezeve ultraviolet për koshin (portbebe).


Portbebe

Ky kosh është i lejuar për përdorim gjatë udhëtimeve me makinë (0-10 kg. - Aksesor shtesë për fiksimin e portbebësë në makinë)

Ka një hapësirë të bollshme, mjaft të rehatshme dhe për më tepër është shumë praktike gjatë montimit dhe cmontimit në skelet. Thjesht me një buton (one click).

Dizajn modern dhe funksione gjatë gjithë vitit, të përshtatshme për stinë dhe mot të ndryshueshëm.

Kapuçi apo tenda ofron mundësinë e ajrosjes si edhe mbrojtje 100% nga insektet duke përdorur rrjetën izoluese.

Mbulesë me 2 xhepa magazinimi dhe shumë praktike pasi ofron mundësinë e mbrojtes nga rrymat ajrore duke ofruar rehati të jashtëzakonshme për bebin.


Përmban edhe një çantë praktike ku përfshihet një mbulesë shiu shumëfunksionale e përshtatshme si për portbeben por edhe për ndenjësen pas muajit të 6 të jetës.

Kapuç me mbulesë mbrojtëse nga dielli, me funksion të integruar për mbrojtje UV50+

Dyshek shumë i rehatshëm. Dorezë ergonomike, inovatore me sistem shtytjeje për kapuçin apo tendën, e cila është ideale edhe për transport.Mbështetëse e aftë të përshtatet në 4 pozicione. Ky kosh kthehet në një djep, lëkundës mekanik, duke vënë në funksion bazamentin e harkuar, poshtë koshit. Çantë moderne me ndarje të brendshme, e pajisur me shtresë ndërrimi dhe 2 xhepa të jashtëm.
Ndenjësja e shëtitjeve (Pushchair) Kornizë alumini e disponueshme në ngjyrën e zezë.Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern (me fytyrë nga prindi për moshën 6 muaj - 1 vjec dhe me fytyrë nga rruga për periudhën nga 1-4 vjec).Dorezë ergonomike, e aftë të përshtatet në lartësi, e përbërë prej lëkure të butë, e qepur dhe trajtuar në detaje me dorë.Jashtëzakonisht praktike për t'u montuar dhe cmontuar. Rrotat e pasme me diametër më të madh, të pajisura me kushineta të dyfishta metalike.Rrotat e përparme 360 gradë rrotulluese.Sistem frenimi i sinkronizuar me sistem ndezës/fikje dhe pezullim të butë e të gjatë përpara dhe pas. Mbështetësja e kurrizit ofron 4 pozicione të rregullueshme vetëm me njërën dorë.Shiriti kufizues është i lëvizshëm, prej lëkure dhe i qepur me dorë.Rrip sigurie me 5 pika.Mbulesa e sipërme mund të zgjatet, ka një dritare që hapet dhe rrjetë mushkonjash për ta mbrojtur foshnjënShporta është e madhe, peshon pak (vetëm 7 kg, 78 cm) dhe është kompakte.Paloset lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt me sediljen në pozicionin para dhe prapa.Qëndrim i lirë kur paloset.SexholinoPërdoret nga 0-13 kgMe sistem mbrojtjeje nga goditjet anësore.Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa.Mbulesë me shumë pozicione.Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie.Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave.Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme.Të gjitha mbulesat janë të lëvizshme dhe mund të lahen në 30 gradë.Dimensionet: 44.5 x 64 x 58 cmPesha: 3.7 kg
Përmasat dhe pesha:Portbebe, koshi i muajve të parëPesha: 4.9 kgPortbebe në skelet: Pesha: 12 kgSkeleti: Pesha: 7 kg.Ndenjësja e shëtitjeve (Pushchair):Pesha: 2.2 kg;Sexholino: Pesha: 3.7 kg. Hapur: Gj 53 - Gj 93 - L 111 cmMbyllur: Gj 53 - Gj 26 - L 78 cmSiguria:
Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).Video

Specifikimet

Kodi 953707
Marka CAM
Mosha deri në 48 muaj
Pesha deri në 22 kg
Viti i Prodhimit 2023
Prodhuar në Itali
Ngjyra E zezë

Produkte të ngjashme

whatsapp