Karroca 3 në 1 Techno Ami
Një model me një dizajn minimalist, por me një aksesor unik: Amì, çanta e shpinës arush, ideale për të rriturit dhe të vegjlit.
Përshkrimi
Dashuria është gjithçka për ne! "Miqësia" është besnikëri, dashuri dhe emocion unik. Është të dish që je gjithmonë aty për njëri-tjetrin.
Amì, çanta e shpinës arush pellushi është aleati dhe ndihmësi i përsosur si për të rriturit ashtu edhe për të vegjlit, një domosdoshmëria pasi mësohesh me prakticitetin, stilin që ofron.
Eleganca e kësaj maskote e bën atë të pranueshme për të gjithë rreth saj.
Për t'ju ndihmuar të përballoni më lehtë gjithcka, ne menduam për këtë format krijues, argëtues që t'jua bëjë prindërimin më magjik. Kështu lindi Amì.
Seti Techno Ami mund të përdoret deri në moshën 4 vjecare, për fëmijë që peshojnë deri 22 kg.
Në set përfshihen:
- Porbebe (koshi që përdoret muajt e parë, deri 10 kg);
- ndenjësja e shëtitjeve (pushchair) së bashku me mbulesën e vecantë të këmbëve;
- sexholino (ndenjësja për në makinë por që vendoset edhe ne skeletin prej alumini);
- çanta Ami;
- mbulesa e shiut për koshin Portbebe dhe për ndenjësen pas muajit të 6 (Pushchair);
- koshi i bollshëm.
Portbebe
Ky kosh është i lejuar për përdorim gjatë udhëtimeve me makinë (0-10 kg. - Aksesor shtesë për fiksimin e portbebësë në makinë)
Ka një hapësirë të bollshme, mjaft të rehatshme dhe për më tepër është shumë praktike gjatë montimit dhe cmontimit në skelet. Thjesht me një buton (one click)
Canta arush mund të vendoset në portbebe ose të hiqet prej saj. Ajo gjithashtu mund të vendoset në skeletin e karrocës ose si cantë trupore.
Pëlhurat moderne të përdorura janë trajtuar në detaje me elemente shkëlqimi, me një stil minimalist të pakrahasueshëm.
E zeza e modelit Ami një ngjyrë elegante, Chic Fashion, plot hijeshi (sharm). Përherë në trend, moderne dhe kurrë
e parashikueshme. Një gamë që është aq sportive sa edhe elegante, për t'ju lejuar të bini në sy thjesht, me stil. Përfaqësuese e qasjes LESS is MORE!
Kapuçi apo tenda ofron mundësinë e ajrosjes si edhe mbrojtje 100% nga insektet duke përdorur rrjetën izoluese.





Përmasat dhe pesha:Portbebe, koshi i muajve të parëPesha: 4.9 kgPortbebe në skelet: Pesha: 12 kgSkeleti: Pesha: 7 kg.Ndenjësja e shëtitjeve (Pushchair):Pesha: 2.2 kg;Sexholino: Pesha: 3.7 kg. Hapur: Gj 53 - Gj 93 - L 111 cmMbyllur: Gj 53 - Gj 26 - L 78 cmSiguria:
Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).
Specifikimet
Kodi | 963105 |
---|---|
Marka | CAM |
Mosha | deri në 48 muaj |
Pesha | deri në 22 kg |
Viti i Prodhimit | 2023 |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | E zezë |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
