Karroca 3 në 1 Dinamico up + Mod. Smart CAM

Seti i bollshëm, praktik, i sigurt dhe i rehatshëm. Stili i rrotave të pasme me ajër dhe amortizimi e bëjnë këtë karrocë perfekte për terrene të ndryshme.

Marka: CAM
50,000Lekë79,000Lekë
Ulje37%
1

Përshkrimi

Karroca italiane Dinamico up + Mod. Smart vjen set me tre pjesë, e kompletuar me aksesorët që i duhen një karroce. Ky set përdoret deri në moshën 4-vjecare.

Produkt inovator, i certifikuar me Standardin R129, standardi vijues i Standardit ECE R44 për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve gjatë udhëtimeve.

Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini shumë rezistent, elegant, me amortizim dhe sistem frenimi shumë cilësor e bëjnë këtë set një zgjedhje ideale ideale për aventurierët, eksploruesit apo shëtitësit e pandalshëm duke ofruar rehati dhe siguri maksimale. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë.

Seti përfshin:

  • portbebenë
  • sexholinon
  • dhe karrocën shëtitore

Pjesë e setit është edhe canta për të mbajtur sendet e bebit

  • E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-48 muajsh, deri 22 kg.

1) Portbebe përdoret nga 0-10 kg;

E përshtatshme për transport në makinë;

Shumë e gjerë dhe e thellë për të garantuar komfortin maksimal për bebin tuaj;

Sistem i ri hapjeje dhe mbylljeje për ajrosje;

Mekanizmi i mbështetëses është i rregullueshëm në 3 pozicione;

Mbështetëse e butë në formë dysheku;

Disa modele të ndryshme moderne dizajni;

Mbulesa mund të përdoret për mbrojtje nga era;

Mbulesa e portbebesë përdoret si mbrojtëse nga era edhe në pjesën e ndenjëses për shëtitje (6- 48 muajsh);

Dizenjuar që të mundësojë ajrosje të rregullt;

Bazë lëkundëse (kthehet në djep);

Dimensionet e portbebesë: 35 x 79 x 22/18 cm;

Dimensionet e karrocës me portbebe: 57 x 90.5 x 116.5 cm;

Pesha e portbebesë: 4.9 kg;

Pesha e karrocës me portbebe: 12.4 kg;

2) Sexholino përdoret nga 0-13 kg;

Standarti Area Zero+, i aprovuar sipas rregullores R-129 I-Size (nga 40-75 cm)

Me mbrojtje nga goditjet anësore;

Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;

Strehë me disa pozicione;

Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;

Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;

Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;

Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;

Pesha e segiolinos: 3.7 kg;

3) Karroca shëtitore përdoret nga 6-48 muaj;

Ndenjëse e kthyeshme falë mekanizmit Via Via Reverse System, me dizajn modern dhe minimalist (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të);

Sistem i shpejtë fiksimi/lëshimi;

Rrota të pasme të kthyeshme me sistem kycjeje dhe lëshimi;

Rrota të pasme të lëvizshme, të fryra, të mëdha, me kushineta prej metali dhe amortizim të trajtuar në detaje;

Frena të sinkronizuara;

Amortizim përpara dhe tek rrotat e pasme shume cilësor;

Mbështetëse për 4 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë;

Mbështetëse për këmbët;

Rrip sigurie me 5 pika;

Shporta është e madhe, peshon pak dhe është kompakte;

Paloset lehtësisht me vetëm një dorë;

Mund të qëndrojë në këmbë kur paloset;

Shiriti i sigurimit është i lëvizshëm, mund të hiqet;

Dimensionet e karrocës shëtitore: 57 x 87.5 x 100 cm;

Pesha e karrocës shëtitore: 10.3 kg;

4) Skeleti i karrocës

Trupi i karrocës është alumini, paloset lehtësisht si libër dhe i palosur mund të mbahet me një dorë të vetme;

Transportohet lehtësisht në bagazh të makinës;

Në pjesën e poshtme ka një kosh në material cope për të mbajtur sendet;

Cdo veshje prej cope mund të lahet në 30°C;

Skeleti i mbyllur është 57 x 29 x 87 cm;

Pesha është 7.5 kg;

5) Aksesorët e përfshirë:

Streha e sipërme e karrocës shëtitore;

Përparësja për mbulimin e trupit;

Streha e sexholinos;

Canta.

Siguria:

Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 - 1: 2018

Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe.

Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika.

Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës.

Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale.

Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime.

Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime.

Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).

Për më tepër shikoni videon:

CAM - Karrocë 3 në 1 - Dinamico up + Mod. Smart: art. 897025

Version code: 989

Specifikimet

Kodi 100670
Marka CAM
Mosha deri në 4 vjeç
Pesha 3 kg - 22 kg
Nëngrupet e sexholinove Grupi 0
Prodhuar në Itali
Ngjyra Bezhë

Produkte të ngjashme

whatsapp