Në mungesë
Karrige Ushqyerje për bebe Gwaju nga MoMi
Ngjyra klasike, rehati maksimale dhe zgjidhje praktike. Karrigia për ushqim MoMi GWAJU YUMTIS është një produkt që do ta pëlqejnë si nënat ashtu edhe fëmijët.
Përshkrimi
Ditët shkojnë shpejt për të vegjlit tuaj... Ata zhvillohen shumë shpejt dhe tashmë po vjen casti për prezantimin me ushqimet e para të ngurta. MoMi nëpërmjet pernenat.shop ju prezanton karrigen e ushqyerjes Gwaju e cila:
- Ofron Rehati & Siguri gjatë ushqyerjes;
- Ndihmon në krijimin e rutinës tek bebet;
- Inkurajon vetë-ushqyerjen e bebit.
Karrigia për ushqyrjen e bebit MoMi GWAJU ka aksesorë që do t'ia bëjnë jetën më të lehtë mamit dhe babit. Përmban një shportë për aksesorë (apo lodrat e bebit) dhe rrota të cilat lejojnë zhvendosjen e saj nga në një vend në një vend tjetër.
GWAJU ka një mbështetëse kurrizi të rregullueshme në 3 pozicione dhe rrip sigurie me 5 pika. Pozicioni i drejtë i shpinës është jetik gjatë vakteve, por ndërsa fëmija është duke pritur, mund të përdorni alternativën e karriges së shtrirë. Gjithashtu tabakaja ka 3 pozicione ku mund të vendoset.
MoMi GWAJU ka një tabaka të dyfishtë dhe një mbajtëse filxhani. Tabakaja e sipërme mund të lahet në lavapjatë. Tabakaja lëviz lehtësisht sipas nevojës për të ofruar rehati maksimale. Për më tepër, pjesa e sipërme është e mbushur plot vizatime që me siguri do t'i bëjnë më të këndshme castet e pritjes së ushqimit.
6 nivelet e lartësisë lejojnë përshtatjen e karriges në lartësinë që dëshironi apo në lartësinë e tavolinës tuaj.
Ulësja e rehatshme është e përbërë nga lëkurë eko e cila është e lehtë për t'u pastruar dhe rezistente ndaj çngjyrosjes. Për më tepër, MoMi GWAJU ka një jastëk prej "pellushi", i cili ofron akoma më shumë rehati dhe ngrohtësi për fëmijën. Të gjitha pastrohen lehtësisht.
Pas palosjes, karrigia bëhet shumë kompakte. Zë pak vend për t'u ruajtur dhe është e përshtatshme për ta marrë me vete gjatë udhëtimeve.

Mbështetësja e këmbëve është e aftë të përshtatet sipas nevojës, për të ofruar një qëndrim sa më të rehatshëm për të vegjlit tuaj.
Përdoret deri 15 kg apo 3 vjec.
Marka: MoMi
Modeli: GWAJU
Pesha: 8 kg
Përmasat në cm: 108x57x77
Normat: EN 14988

Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
