Karrige për ushqyerjen e bebit MoMi GOJO
MoMi GOJO është një karrige unike, praktike dhe kompakte për fëmijë, në mënyrë që procesi i ushqyerjes të jetë i sigurt, plot rehati.
Përshkrimi
MoMi GOJO është një karrige unike për fëmijë të cilën vogëlushi juaj do ta pëlqejë menjëherë. Me një ndenjëse të rehatshme dhe të sigurt, procesi i të shijuarit për ushqimet e para të ngurta do të bëhet në kushte rehatie dhe sigurie, për një përvojë të paharrueshme.

MoMi GOJO ofron 7 nivele të lartësisë, duke ju lejuar ta përshtatni atë me kërkesat tuaja.

Ka 2 rrota "të fshehura" në këmbët e pasme të karriges MoMi GOJO, që do ta bëjnë lëvizjen pak më të lehtë.

Ka tabaka të 2-fishtë. Tabakaja e jashtme mund të lahet edhe në makinë larëse enësh.

Rregullimi i mbështetëses së kurrizit në 3 pozicione do t'ju lejojë të përzgjidhni pozicionin e përsosur për vogëlushët tuaj, në situata të ndryshme.

Siguria është një përparësi kryesore për MoMi, prandaj karrigia MoMi GOJO është e pajisur me rripa sigurie me 5 pika.

Palosje Kompakte

Marka: MoMi
Pesha e fëmijës: deri në 15 kg
Mosha e fëmijës: nga 6 deri në 36 muaj

Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë









