Kanë mbetur 6

Kanguri BabyBjorn Mini deri 11 kg

Krijuar posaçërisht për të sapolindurit me synimin për ta bërë prindërimin më të lehtë dhe më të bukur, Mini Baby Carrier nga BabyBjorn është produkti ideal: i butë, i rehatshëm, i sigurt dhe i lehtë për t'u përdorur.

12,000Lekë
1

Përshkrimi

Çfarë e karakterizon kangurin Mini nga BabyBjorn?

Mini është një marsup i vogël, i butë dhe shumë i lehtë për t'u përdorur, i krijuar posaçërisht për të sapolindurit që kanë nevojë për praninë maksimale të prindërve të tyre.

A është Mini Baby Carrier  nga BabyBjorn i shëndetshëm për gjymtyrët e fëmijës tim?

Instituti Ndërkombëtar "Hip Dysplasia" e njeh kangurin Mini Carrier Baby nga BabyBjörn, si produkt të shëndetshëm për foshnjën, duke i dhënë mbështetje adekuate ijeve të tij. 

A është i lehtë për t'u përdorur Mini Baby Carrier?

Po, Mini Baby Carrier është i lehtë për t'u vendosur dhe hequr. Ai është i përkryer për të mbajtur fëmijën tuaj për periudha të shkurtra. Falë dizajnit inovativ, ju mund të hapni tërësisht pjesën e përparme dhe ta hiqni fëmijën tuaj pa e zgjuar atë gjatë casteve të dremitjeve.

Kur mund të filloj ta përdor kangurin BabyBjorn?

Mini nga BabyBjorn mund ta përdoret që në ditët e para. Është super i butë dhe kompakt, dhe i përsosur për ta patur në çantën tuaj të lindjes.

A ofron Mini Baby Carrier nga BabyBjorn mbështetjen e duhur për fëmijën?

Po, pëlhurat përshtaten me formën e fëmijës, duke i dhënë mbështetje të mirë shpinës, këmbëve dhe ijeve. Kanguri Mini ka gjithashtu një mbështetëse koke të qëndrueshme dhe të rregullueshme.

A mund ta mbaj foshnjën përballë meje apo me fytyrë përballë me rrugën?

Po, nuk ka probleme! Megjithatë, për fëmijët ndërmjet 3,2 dhe 4,5 kg është e nevojshme të përdoren lidhësit e duhur për të zvogëluar gjerësinë e hapjeve të këmbëve. Fëmija juaj duhet të jetë së paku 5 muajsh që ta mbani në drejtimin përpara apo përballë me rrugën. 

Sa kohë do të jem në gjendje të përdor Mini Marsupio?

Mini Baby Carrier është i përshtatshëm deri në moshën një vjeç të fëmijës, ose derisa ai të peshojë 11 kg dhe të ketë një lartësi maksimale 75 cm. 

I testuar dhe i sigurt

Mini Baby Carrier plotëson Standardet Evropiane dhe Amerikane të Sigurisë për mbajtëset e foshnjave, EN 13209-2:2015 dhe ASTM F2236.

Produkte të ngjashme

whatsapp