HiPP JUNIOR ORGANIC 3 | QUMËSHT +12 MUAJSH - 500GR

HiPP Junior Organic 3 është  krijuar posaçërisht për nevojat e fëmijëve të moshës 12 muajsh e në vazhdim,  si një vakt me bazë qumështi i shoqëruar me drithëra. Mund të përdoret për mëngjes, darkë dhe midis vakteve.

Marka: HiPP
1,800Lekë2,000Lekë
Ulje10%
1

Përshkrimi

Prodhim organik, pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike). Paketimi: 500 gramë.

Përbërësit: qumësht i skremuar*, vajra bimore*(vaj palme*, vaji kolze*, vaj luledielli*), laktozë*, karbonat kalciumi, vitamin C, ekstakt vanilie, laktat hekuri, karbonat magnezi, vitamin E, vitamin A, niacin, oksid zinku, acid pantotenik, sulfat bakri,vitamin K, vitamin B1, vitamin B6, jodur kaliumi, vitamin B2, acid folik, sulfat magnezi, selenat natriumi, vitamin D, biotin, vitamin B12.

  • Prodhim organik
  • Përmban DHA në zhvillimin vizual
  • Vaj palme organik i certifikuar nga autoritetet e pavaruara kontrolluese
  • Pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike)
Pesha neto: 500 gramë.

Përdorimi: HiPP Junior Organic 3 është krijuar posaçërisht për fëmijë nga 12 muaj si një vakt me bazë qumështi i shoqëruar me drithëra. Mund të përdoret për mëngjes, darkë dhe midis vakteve.

Udhëzime për përgatitje: Ju lutemi kushtojini vëmendje udhëzimeve kur përgatisni formulën për foshnjet. Përgatitja e gabuar si dhe ruajtja e qumështit të përgatitur në shishe për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dëme shëndetësore, si për shembull rritja e baktereve të padëshiruara. Për këtë arsye përgatitni gjithmonë ushqim të freskët për çdo vakt dhe konsumojeni menjëherë. Mos përdorni qumësht të ngelur nga shishet e mëparshme. Pastroni me kujdes shishen ose biberonin. Paketimin e hapur mbylleni mirë pas çdo përdorimi, të ruhet në ambient të thatë dhe temperaturë ambjenti, të konsumohet brenda tre javësh. Qumështi nuk duhet të ngrohet në mikrovalë (rrezik nga djegia). Ju lutem sigurohuni që paketimi të jetë i padëmtuar para përdorimit.

Përgatitja:

  1. Vloni ujin e pijshëm dhe lëreni të ftohet përafërsisht 40°-50°C.
  2. Shtoni 2/3 e ujit të përgatitur brenda biberonit.
  3. Lugën matëse mbusheni sipas sasisë së rekomanduar.
  4. Mbusheni biberonin dhe tundeni
  5. Shtoni ujin e mbetur dhe tundeni përsëri disa herë.
  6. Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti (përafërsisht 37°C).
Sikurse qumështi i gjirit edhe qumështi i formulës përmban karbohidrate. Ato janë pjesë e rëndësishme e dietës së foshnjes. Kontakti i vazhdueshëm i dhëmbëve të fëmijës suaj me ushqime që përmbajnë karbohidrate, mund të çojnë në prishjen e tyre. Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj!

Të përdoret përpara: Shiko datën në paketim

Shënim: Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve.

KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat nën 6 muajshe. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun

Të përdoret përpara: Shiko datën në paketim Prodhuar në Gjermani.

Eksportues: HiPP Austria GmbH, Theresienthalstrasse 68, 4810 Gmunden, Austri.

HiPP JUNIOR ORGANIC 3 | QUMËSHT +12 MUAJSH - 500GRAMË: 9062300134008

Specifikimet

Kodi 724075
Marka HiPP
Mosha 12 muaj - 24 muaj
Pesha neto 500 gr

Produkte të ngjashme

whatsapp