HiPP COMBIOTIC 2 FORMULA PËR BEBE 6-12 M - 300GR

HiPP Combiotic 2 është  krijuar posaçërisht për nevojat e foshnjes suaj që nga muaji i 6 duke ndikuar në zhvillimin e shëndetit pas gjidhënies dhe formulave të tjera të qumështit.

Marka: HiPP
1,250Lekë1,350Lekë
Ulje7%
1

Përshkrimi

Duke u inspiruar nga natyra dhe qumështi i nënës, formula për bebe HIPP Organike Combiotik 2 është një produkt organik, pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike) me vlera të jashtëzakonshme në përmbajtje si:

  • Fibra të rëndësishme ushqyese (gOS -> Galaktooligosakaridet – të përfituara nga laktoza);
  • Kulturat natyrore të acidit laktik;
  • Omega-3.

Ky produkt ofrohet në paketimin 300 gramë.

Përbërësit: qumësht i skremuar*, laktozë*, vajra bimore*(vaj palme*, vaj kolze*, vaj luledielli*), hirrë*galakto oligosaharide nga laktoza*karbonat kalciumi, klorur kaliumi, vitamin C, L-triptofan, klorur kalciumi, sulfat hekuri, stabilizues acid laktik, kulturë natyrale e acidit laktik (lactobacillus fermentum hereditum1) vitamina E, vitamina A, niacin, oksid zinku, acid pantotenik, sulfat bakri, vitamina K, vitamina B1, vitamina B6, sulfat magnezi, acid folik, biotin, jodur kaliumi, vitamina B2, selenat natriumi, vitamina D, vitamina B12.

  • prodhim organik
  • Lactobacillus fermentum CECT5716
  • Vaj palme organik i certifikuar nga autoritetet e pavaruara kontrolluese
  • Pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike)
Pesha neto: 300g

Përdorimi: HiPP Combiotic 1 është krijuar posaçërisht për nevojat e foshnjes suaj nga lindja e në vazhdim si ushqim fillestar ose si një zëvendësim i qumështit të gjirit

Udhëzime për përgatitje: Ju lutem kushtojni vëmendje udhëzimeve kur përgatisni formulën për foshnjet. Përgatitja e gabuar si dhe ruajtja e qumështit të përgatitur në shishe për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dëme shëndetësore, si për shembull rritja e baktereve të padëshiruara. Për këtë arsye përgatitni gjithmonë ushqim të freskët për çdo vakt dhe konsumojeni menjëherë. Mos përdorni qumësht të ngelur nga shishet e mëparshme. Pastroni me kujdes shishen ose biberonin. Paketimin e hapur mbylleni mirë pas çdo përdorimi, të ruhet në vend të thatë dhe temperaturë ambjenti, të konsumohet brenda tre javësh. Qumështi nuk duhet të ngrohet në mikrovalë (rrezik nga djegia). Ju lutem sigurohuni që paketimi të jetë i padëmtuar para përdorimit

Përgatitja:

  1. Vloni ujin e pijshëm dhe lëreni të ftohet përafërsisht 40°-50°C.
  2. Shtoni 2/3 e ujit të përgatitur brenda biberonit.
  3. Lugën matëse mbusheni sipas sasisë së rekomanduar
  4. Mbusheni biberonin dhe tundeni
  5. Shtoni ujin e mbetur dhe tundeni përsëri disa herë.
  6. Lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti (përafërsisht 37°C).
Për të parandaluar kulturat natyrale të acidit Laktik (Lactobacillus) nga dëmtimi ju lutem mos e përgatisni formulën me ujë të nxehtë. Sikurse qumështi i gjirit edhe qumështi i formulës përmban karbohidrate. Ato janë pjesë e rëndësishme e dietës së foshnjes. Kontakti i vazhdueshëm i dhëmbëve të fëmijës suaj me ushqime që përmbajnë karbohidrate, mund të çojnë në prishjen e tyre. Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj!

Të përdoret përpara: Shiko datën në paketim.

Shënim: Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve.

KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat nën 6 muajshe. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun

QUMËSHT FORMULË HiPP COMBIOTIC 2 PËR BEBE 6-12 MUAJSH - 300GR: 9062300129752

Specifikimet

Kodi 726080
Marka HiPP
Mosha 6 muaj - 12 muaj
Pesha neto 300 gr

Produkte të ngjashme

whatsapp