FORMULA PËR BEBE HiPP ORGANIC 2 | 6+ MUAJSH - 300 GR
Qumështi i formulës HiPP Organic 2 është krijuar posaçërisht për nevojat e foshnjes suaj. Prodhim organik, pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike). Paketimi: 300 gramë.
Përshkrimi
Formula HiPP Organic 2 përdoret nga foshnjat 6 muajsh e në vazhdim duke ndikuar në zhvillimin e shëndetit pas gjidhënies dhe formulave të tjera të qumështit.
Përbërësit: qumësht i skremuar*, laktozë*, vajra bimore*(vaj palme*, vaj kolze*, vaj luledielli*), hirrë*, vaj peshku1 , karbonat kalciumi, klorur kaliumi, citrat kaliumi, kripërat e kalciumit të acidit ortofosforik, L-triptofan, vitamin C, L-fenilalanine, sulfat hekuri, stabilizues acid laktik,karbonat magnezi, vitamin E, niacin, oksid zinku, acid pantotenik, sulfat bakri, vitamin A, vitamin B1, vitamin B6, jodur kaliumi, acid folik,, sulfat magnezi, selenat natriumi, vitamin K, vitamin D,D- biotin
- Prodhim organik
- Përmban DHA në zhvillimin vizual
- Vaj palme organik i certifikuar nga autoritetet e pavaruara kontrolluese
- Pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike)
Përdorimi: HiPP Organik 2 është krijuar posaçërisht për nevojat e foshnjes suaj nga 6 muaj duke ndikuar në zhvillimin e shëndetit pas gjidhënies dhe formulave të tjera të qumështit.
Udhëzime për përgatitje: Ju lutem kushtojni vëmendje udhëzimeve kur përgatisni formulën për foshnje. Përgatitja e gabuar si dhe ruajtja e qumështit të përgatitur në shishe për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dëme shëndetësore, si për shembull rritja e baktereve të padëshiruara. Për këtë arsye përgatitni gjithmonë ushqim të freskët për çdo vakt dhe konsumojeni menjëherë. Mos përdorni qumësht të ngelur nga shishet e mëparshme. Pastroni me kujdes shishen ose biberonin. Paketimin e hapur mbylleni mirë pas çdo përdorimi, të ruhet në vend të thatë dhe temperaturë ambjenti, të konsumohet brenda tre javësh. Qumështi nuk duhet të ngrohet në mikrovalë (rrezik nga djegia). Ju lutem sigurohuni që paketimi të jetë i padëmtuar para përdorimit.
Përgatitja:
- Vloni ujin e pijshëm dhe lëreni të ftohet përafërsisht 40°-50°C.
- Shtoni sasinë e rekomanduar të ujit brenda biberonit.
- Shtoni sasinë e rekomanduar të formulës brenda biberonit.
- Mbusheni biberonin dhe tundeni
- Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti (përafërsisht 37°C).
Të përdoret përpara: Shiko datën në paketim Prodhuar në Gjermani.
Shënim: Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve.
KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat nën 6 muajshe. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun.
HiPP ORGANIC 2 - FORMULA PËR BEBE +6 MUAJSH - PAKETIMI 300 GRAMË: 9062300129714
Specifikimet
Kodi | 723032 |
---|---|
Marka | HiPP |
Mosha | 6 muaj - 24 muaj |
Pesha neto | 300 gr |