Esi

Vaji i bajames së ëmbël është një vaj i mrekullueshëm ushqimor me cilësi kurative, mjekësore dhe terapeutike.

700Lekë750Lekë
Ulje7%
1

Përshkrimi

Frutat e thata të bajames përmbajnë shumë vlera ushqyese, vitamina, proteina, karbohidrate, fibra dhe minerale thelbësore për organizmin tonë.

Nga vitaminat mund të përmendim: Vitamina B1, B2, B3, B5, B6, B9, E dhe K.

Ndërsa nga mineralet: Kalcium, Hekur, Magnez, Manganese, Fosfor, Potas, Zink, Sodium.

Cilat janë disa nga dobitë e vajit të bajameve të ëmbla?


Pastron zorrët;

Mbron nga kanceri në zorrë;

Zbut / hidraton lëkurën në thellësi;

Trajton lëkurën e thatë e pa jetë;

Pakëson nxirjen e lëkurës nga dielli;

Largon zbokthin;

Për flokë me shkëlqim;

Forcon flokët e dobët;

Masazh për trupin;

Vaji i bajameve është mjaft terapeutik edhe për dhimbjet muskulare dhe trupore në përgjithësi;

Ai çlodh muskujt, relakson trupin, dhe rigjallëron të gjithë qënien tonë;

Mund të përdoret pak vaj i ngrohtë edhe për masazh në pjesën e gjoksit / kraharorit për të lehtësuar dhimbjet apo ftohjet;

Është i njohur për parandalimin e strijave (smaliaturave) dhe shërimin e plagëve sipërfaqësore;

Vaji i bajameve përmban yndyrna të pangopura (yndyrna të shëndetshme natyrale të cilat i duhen trupit tonë në mënyrë që të mos akumulojë dhjamë dhe kolesterol);

Vaji i bajameve përmban edhe Omega-3 (në sasi të vogël), Omega-6 dhe Omega-9, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës dhe flokëve si dhe kundër obezitetit dhe diabetit;

Vitamina E e pranishme tek bajamet e ëmbla, është një antioksidant i fuqishëm që mbron organizmin nga plakja dhe ndihmon në tretjen e dhjamit;


Nëpërmjet presimit në të ftohtë të farave të bajames, cilësia e vajit dhe vetitë e tij ushqyese nuk preken.

Për më tepër informacion lexoni artikullin.

Specifikimet

Kodi 599704
Përmasat e paketimit 100 ml

Produkte të ngjashme

whatsapp