CAM - Sexholino Scudo

Sexholino me sedilje të kthyeshme për ta bërë më të lehtë vendosjen e foshnjës brenda

Marka: CAM
24,800Lekë33,900Lekë
Ulje27%
1

Përshkrimi

  • Për grupin 0/1/2/3;
  • Mbrojtëse anësore nga goditjet për kokën;
  • Jastëk i butë;
  • Me bazë që kthehet për ta bërë më komod qëndrimin e fëmijës brenda sexholinos;
  • Lartësia e mbështetëses së kokës është e rregullueshme;
  • Udhëzues anësor që tregon përdorimin korrekt;
  • Rripa sigurie me 5 pika;
  • Mbështetësja e kurrizit lëvizet sipas dëshirës në 3 pozicione;
  • Mbështetësja e kokës rregullohet në 7 pozicione lartësie;
  • Mbulesa mund të hiqet dhe lahet në 30 gradë.
  • Rripa të mbushur për shpatullat;
  • Mekanizëm i përshtatshëm për rregullimin e lartësisë së rripave;
  • Sistem sigurie Isofix;
  • Dimensionet: 46 x 56 x 62/80 cm;
  • Pesha: 13 kg

Siguria:

  • Rregullorja Europiane e Referencës: ECE R/44 04;
  • Test Rezistence;
  • Test Informues;
  • Testi Standart i Përplasjes: simulimi i një përplasje ballë për ballë me një mur në 50 km/orë;
  • Materiale krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa ftalat (2005/84/CE).
  • E pajisur me sistemin universal ISOFIX, sistemin më inovativ të ankorimit i cili mundëson që një sexholino të vendoset në makinë në mënyrë që të jetë absolutisht e sigurt dhe të formojë një pjesë integrale të trupit të makinës. Përbëhet nga 2 lidhës standardë në pjesën e pasme të sexholinos dhe një pikë e tretë ankorimi e vendosur në pjesën e pasme të pjesës së sipërme të sexholinos së fëmijës. Garanton siguri maksimale në rast aksidenti dhe nivel maksimal të komoditetit në lidhje me instalimin.

Për më tepër shikoni videon:

Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja dhe instalimi i saj.

Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.

Si të kujdesemi për fëmijët?

  • Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
  • Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
  • Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
  • Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
  • Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
  • Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
  • Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
  • Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
  • Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
  • Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
  • Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
  • Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
  • Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.

CAM - Sexholino Scudo: art. S169

Version Code: C166


Specifikimet

Kodi 497203
Marka CAM
Pesha deri në 36 kg
Prodhuar në Itali
Ngjyra E zezë

Produkte të ngjashme

whatsapp