CAM - Sexholino Regolo Isofix
Sexholino komode për fëmijë 9-36 kg, me 8 pozicione të ndryshme lartësie të mbështetëses së kokës
Marka: CAM
14,900Lekë29,900Lekë
Ulje50%
1
Përshkrimi
- Mbrojtëse anësore nga goditjet për kokën;
- Jastëk i butë;
- Lartësia e mbështetëses së kokës është e rregullueshme;
- Udhëzues për rripat e sigurisë;
- Rripa sigurie me 5 pika;
- Mbështetësja e kurrizit lëvizet sipas dëshirës;
- Në pozicionin përballë përdoret gjithmonë duke përdorur lidhëset e pasme dhe rripin e sigurisë me 3 pika, të vendosur në makinë;
- Mbulesa mund të hiqet dhe lahet në 30 gradë.
- Mbrojtëse të mbushura për shpatullat;
- Mekanizëm i përshtatshëm për rregullimin e lartësisë së rripave;
- Mbështetëse për krahët;
- Dimensionet: 52.5 x 50 x 53/64 cm;
- Pesha: 10.9 kg
Siguria:
- Rregullorja Europiane e Referencës: ECE R/44 04;
- Test Rezistence;
- Test Informues;
- Testi Standart i Përplasjes: simulimi i një përplasje ballë për ballë me një mur në 50 km/orë;
- Materiale krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa ftalat (2005/84/CE).
- E pajisur me sistemin universal ISOFIX, sistemin më inovativ të ankorimit i cili mundëson që një sexholino të vendoset në makinë në mënyrë që të jetë absolutisht e sigurt dhe të formojë një pjesë integrale të trupit të makinës. Përbëhet nga 2 lidhës standardë në pjesën e pasme të sexholinos dhe një pikë e tretë ankorimi e vendosur në pjesën e pasme të pjesës së sipërme të sexholinos së fëmijës. Garanton siguri maksimale në rast aksidenti dhe nivel maksimal të komoditetit në lidhje me instalimin.
Siguria e fëmijës tuaj në makinë është shumë e rëndësishme, ashtu si zgjedhja dhe instalimi i saj.
Vendi më i sigurt për të vendosur sediljen e foshnjës është në sediljen e pasme.
Si të kujdesemi për fëmijët?
- Gjithmonë përdorni një sexholino të testuar në mënyrë profesionale, e cila është krijuar posaçërisht për përdorim në makina, dhe është e përshtatshme për peshën e fëmijës suaj;
- Ndiqni udhëzimet e dhëna në manual në mënyrë që ndenjësja e foshnjës të jetë në rregull dhe e sigurt.
- Gjithmonë vendoseni sexholinon në sediljen e pasme.
- Sa herë që hipni në makinë, sigurohuni që sexholinua e foshnjës të jetë montuar sic duhet dhe që rripi i sigurimit të jetë futur dhe rregulluar në përputhje me peshën e fëmijës suaj.
- Gjithmonë vendoseni siç duhet ndenjësen e foshnjës në sediljen e makinës, edhe nëse është bosh.
- Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në makinë, madje as për një çast.
- Mos e hiqni kurrë fëmijën nga sedilja ndërkohë që makina është në lëvizje.
- Mos e lini kurrë fëmijën në ndenjësen e tij me një rrip sigurie të lidhur në mënyrë jo të duhur.
- Nuk është mirë që foshnjat të vendosen në ulëse për periudha të gjata kohore. Bëni pushime të shpeshta, lëreni fëmijën të qetësohet në krahët tuaj ose në një karrocë fëmijësh.
- Zëvendësojeni ose kontrollojeni me imtësi sediljen e foshnjës nëse është përfshirë në ndonjë aksident. KUJDES: Mund të ketë dëmtime të brendshme që nuk janë të dukshme me sy.
- Shmangni vendosjen e një fëmije të veshur shumë trashë në sexholino, madje gjatë dimrit.
- Ju jeni një shembull për ta, ndaj mos harroni të vendosni rripin tuaj të sigurimit.
- Asnjëherë mos instaloni një sexholino të tipit 0 / 0+ në sediljen e përparme të një makine të pajisur me air-bag pa e çaktivizuar atë më parë.
CAM - Sexholino Regolo Isofix: art. S163
Version Code: 499
Specifikimet
Kodi | 495802 |
---|---|
Marka | CAM |
Pesha | 9 kg - 36 kg |
Nëngrupet e sexholinove | Grupi 1, 2 dhe 3 |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | Bezhë |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
