Kanë mbetur 3
CAM - Karrocë 3 në 1 - Techno + Mod. Milano
Karroca më e vecantë! Cilësore, praktike dhe tepër e këndshme! Ideale për fëmijën tuaj! Karroca Techno + Mod. Milano vjen set me tre pjesë, e kompletuar me aksesorët që i duhen një karroce për përdorim, për moshën 0-48 muaj.
Përshkrimi
Dizajn i pagabueshëm italian i kombinuar me modën, teknologjinë dhe një përzierje me stil të materialeve, ngjyrave dhe aksesorëve!
Karroca Techno + Mod. Milano vjen set me tre pjesë, e kompletuar me aksesorët që i duhen një karroce.
Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor është një karrocë sportive që ju ofron rehati dhe siguri maksimale. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë.
Seti përfshin:
- portbebenë
- segiolinon
- dhe karrocën shëtitore.
Pjesë e setit është edhe canta për të mbajtur sendet e bebit
- E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-48 muajsh.
1) Portbebe përdoret nga 0-10 kg;
E përshtatshme për transport në makinë;
Shumë e gjerë dhe e thellë për të garantuar komfortin maksimal për bebin tuaj;
Mekanizmi i mbështetëses është i rregullueshëm në 4 pozicione;
Mbështetëse e butë në formë dysheku;
Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;
Strehë me dritare të pasme me rrjetë kundër mushkonjave;
Strehë që hapet dhe mbyllet duke u shtypur nga sipër;
Përparëse me shtesë kundër ërës;
Copë moderne e pasuruar me zbukurime xhakardi;
Sistem i ri hapjeje dhe mbylljeje për ajrosje;
Bazë lëkundëse;
Dorezë bartëse e integruar brenda veshjes së karrocës;
Dimensionet e portbebesë: 92 x 42 x 66/26 cm;
Dimensionet e karrocës me portbebe: 53 x 93 x 116 cm;
Pesha e portbebesë: 4.9 kg;
Pesha e karrocës me portbebe: 12 kg;
2) Segiolino përdoret nga 0-13 kg;
Me mbrojtje nga goditjet anësore;
Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa;
Strehë me shumë pozicione;
Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie;
Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave;
Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme;
Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës;
Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm;
Pesha e segiolinos: 3.7 kg;
3) Karroca shëtitore përdoret nga 6-48 muaj;
Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të);
Dorezë e vetme, e rregullueshme për lartësinë, prej lëkure të butë dhe e qepur me dorë;;
Rrotat e pasme janë të mëdha dhe me kushineta të dyfishta, rrotat para janë të kthyeshme, të pajisura me sistem kundër ndjeshmërisë së goditjeve;
Mbështetëse për 4 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë;
Rrip sigurie me 5 pika;
Shporta është e madhe, peshon pak dhe është kompakte;
E siguron fëmijën me 5 rripa gjatë kohës që e mbani në karrocë dhe ka vend për të vendosur këmbët;
Paloset lehtësisht me vetëm një dorë;
Mund të qëndrojë në këmbë kur paloset;
Shiriti i sigurimit është i lëvizshëm, mund të hiqet dhe është prej lëkure, i qepur me dorë;
Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e hapur: 53 x 93 x 111 cm;
Dimensionet e karrocës shëtitore kur është e mbyllur: 53 x 26 x 78 cm;
Pesha e karrocës shëtitore: 9.2 kg;
4) Skeleti i karrocës
Trupi i karrocës është alumini, paloset lehtësisht si libër dhe i palosur mund të mbahet me një dorë të vetme;
Transportohet lehtësisht në bagazh të makinës;
Në pjesën e poshtme ka një kosh në material cope për të mbajtur sendet;
Cdo veshje prej cope mund të lahet në 30°C;
Skeleti i hapur është: 53 x 93 x 111 cm;
Skeleti i mbyllur është 53 x 26 x 78 cm;
Pesha është 7 kg;
5) Aksesorët e përfshirë:
Streha e sipërme e karrocës shëtitore;
Përparësja për mbulimin e trupit;
Streha e segiolinos;
Mbulesa e shiut;
Canta dhe shtroje brenda saj për ndërrimin e pelenës.
Specifikimet
Kodi | 383505 |
---|---|
Marka | CAM |
Prodhuar në | Itali |
Ngjyra | E zezë |
Produkte të ngjashme
Kërko produkte sipas kategorisë
