Karrocë 3 në 1 Fluido Easy

Karrocë cilësore, praktike dhe tepër e vecantë! Ideale për fëmijën tuaj! Cam Fluido Easy Seti 3 në 1 është një tjetër ofertë shumë cilësore në gamën e sistemeve të udhëtimit nga Cam Il Mondo Del Bambino.

Marka: CAM
40,000Lekë54,000Lekë
Ulje26%
1

Përshkrimi

Karroca Fluido Easy vjen set me tre pjesë, e kompletuar me aksesorët që i duhen një karroce.

Kjo karrocë e përbërë nga një skelet alumini dhe me një sistem frenimi shumë cilësor ju ofron rehati dhe shume siguri. Eshtë e aftë të rrotullohet 360 gradë.

Seti përfshin:

  • portbebenë;
  • segiolinon
  • dhe karrocën shëtitore.

Pjesë e setit është edhe canta për të mbajtur sendet e bebit

  • E përshtatshme për fëmijë të moshave 0-48 muajsh.

1) Portbebe përdoret nga 0-10 kg

E përshtatshme për transport në makinë

Shumë e gjerë

Mbështetëse e rregullueshme në 3 pozicione

Sistem i ri hapjeje dhe mbylljeje për ajrosje

Bazë lëkundëse

Për moshat 0-12 muaj këshillohet që ndenjësja të vendoset me fytyrë nga prindi, për moshat 12-36 muaj të vendoset me kurriz nga prindi

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës

Doreza është e lëvizshme dhe me sistem kundër rrëzimit

Portbebe mund të fiksohet lehtësisht në skelet

Dimensionet e portbebesë: 35 x 79 x 23 cm

Dimensionet e karrocës me portbebe: 57 x 90 x 117 cm

Pesha e portbebesë: 4.9 kg

Pesha e karrocës me portbebe: 10.8 kg

2) Segiolino përdoret nga 0-13 kg

Me mbrojtje nga goditjet anësore

Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa

Strehë me shumë pozicione

Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie

Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave

Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme

Mbështetësja dhe streha e sipërme janë të lëvizshme sipas dëshirës

Doreza fiksohet në pozicione të ndryshme

Dimensionet e segiolinos: 44.5 x 64 x 58 cm

Pesha e segiolinos: 3.7 kg

3) Karroca shëtitore përdoret nga 6-36 muaj

Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern dhe minimalist (me fytyrë nga prindi gjatë 12 muajve të parë, me kurriz nga prindi pas muajit të 12-të)

Dorezë e vetme, e rregullueshme për lartësinë, prej lëkure të butë

Rrotat e pasme janë të mëdha dhe me kushineta të dyfishta, rrotat para janë të kthyeshme, të pajisura me sistem kundër ndjeshmërisë së goditjeve

Mbështetëse për 4 pozicione, e rregullueshme me vetëm një dorë

Rrip sigurie me 5 pika

Streha mund të zgjatet ose shkurtohet

Shporta është e madhe, peshon pak dhe është kompakte

E siguron fëmijën me 5 rripa gjatë kohës që e mbani në karrocë

Pjesa ku vendosen këmbët rregullohet në pozicione të ndryshme

Paloset lehtësisht

Mund të rqëndrojë në këmbë kur paloset

Shiriti i sigurimit është i lëvizshëm

Dimensionet e karrocës shëtitore: 57 x 86.5 x 100 cm

Pesha e karrocës shëtitore: 8.8 kg

4) Skeleti i karrocës

Trupi i karrocës është alumini, paloset lehtësisht si libër dhe i palosur mund të mbahet me një dorë të vetme

Transportohet lehtësisht në bagazh të makinës

Në pjesën e poshtme ka një kosh në material cope për të mbajtur sendet

Cdo veshje prej cope mund të lahet në 30°C

Skeleti i mbyllur është 57 x 26 x 83 cm

Pesha është 5.9 kg

5) Aksesorët e përfshirë:

Streha e sipërme e karrocës shëtitore

Përparësja për mbulimin e trupit

Streha e segiolinos

Canta


Specifikimet

Kodi 364108
Marka CAM
Ngjyra Blu

Produkte të ngjashme

whatsapp